Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kushtetuesja rikthen në Gjykatën e Lartë Erion Veliajn. A do ta lirojë Sadushi

25/05/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke shfuqizuar vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe duke e rikthyer çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Vendimi është marrë me 5 vota pro dhe 3 kundër. Sipas burimeve, Kushtetuesja është mbështetur në dy argumente kryesore: vendimin unifikues të Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë për masat e sigurisë, si dhe në një opinion të Komisionit të Venecias.

Kërkesa e Veliajt kishte të bënte me shpalljen antikushtetuese të masës së “arrestit në burg”, e vendosur fillimisht nga GJKKO në shkurt të vitit 2025 dhe e lënë në fuqi më pas nga Apeli i GJKKO-së dhe Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë.

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi çështjen si në aspektin procedural, ashtu edhe në atë substancial. Në lidhje me pretendimet procedurale për cenimin e së drejtës së mbrojtjes dhe qëndrimin në kafazin e xhamit gjatë seancave, Gjykata rrëzoi pjesën më të madhe të pretendimeve si të pabazuara.

Megjithatë, Kushtetuesja vlerësoi se Gjykata e Lartë nuk kishte dhënë arsyetim të mjaftueshëm lidhur me pretendimet e Veliajt për dinjitetin, prezumimin e pafajësisë dhe proporcionalitetin e masës së sigurisë në raport me funksionin e tij publik dhe të drejtën për t’u zgjedhur.

Tashmë, dosja do të rikthehet për shqyrtim në Gjykatën e Lartë, e drejtuar nga Sokol Sadushi, ndërsa mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i ri mbi masën e sigurisë ndaj Veliajt.

Vendimi

“Në datën 25.05.2026, Gjykata Kushtetuese (Gjykata) mori në shqyrtim çështjen me kërkues Erion Veliaj, me objekt shfuqizimin e vendimeve nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftësuar me vendimin nr. 14, datë 12.02.2025 të po asaj gjykate, nr. 13, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-1153 (176), datë 08.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Gjykata, bazuar në natyrën dhe thelbin e pretendimeve të parashtruara në ankimin kushtetues individual, e shqyrtoi çështjen në themel vetëm në drejtim të pretendimeve për aspektin procedural dhe atë substancial të caktimit të masës së sigurimit “Arresti në burg” ndaj kërkuesit.

Në aspektin procedural, Gjykata shqyrtoi pretendimet për cenimin e:

i) së drejtës së mbrojtjes për shkak të kohës së pamjaftueshme në dispozicion për njohjen me aktet e dosjes dhe të qëndrimit të kërkuesit në kafaz/kabinën e xhamit gjatë procesit gjyqësor në gjykatat e faktit. Në lidhje me këtë pretendim Gjykata, me shumicë votash, vendosi rrëzimin e tij si të pabazuar.

ii) Parimit reformatio in peius (mosrëndimit të pozitës) të lidhur me marrjen e provave të reja në Gjykatën e Posaçme të Apelit, të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme. Në lidhje me këtë pretendim Gjykata nuk arriti numin prej pesë votash për vendimmarrje, për rrjedhojë, në kuptim të nenit 73, pika 4, të Ligjit Organik të Gjykatës ai konsiderohet i rrëzuar.

Në aspektin substancial, Gjykata shqyrtoi pretendimet për cenimin e:

i) Dinjitetit dhe prezumimit të pafajësisë të lidhur me qëndrimin e kërkuesit në kafaz/kabinën e xhamit gjatë procesit gjyqësor në gjykatat e faktit. Në lidhje me këtë pretendim Gjykata, me shumicë votash, vendosi pranimin e tij, në drejtim të mungesës së arsyetimit nga Gjykata e Lartë të këtij pretendimi të parashtruar në rekurs nga kërkuesi.

ii)

Lirisë personale në drejtim të:

2.1. Dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj kërkuesit të lidhur edhe me parimin e prezumimit të pafajësisë për shkak të gjuhës së përdorur në arsyetimin e vendimeve të gjykatave. Në lidhje me këtë pretendim Gjykata, me shumicë votash, vendosi rrëzimin e tij si të pabazuar.

2.2. Proporcionalitetit të masës të lidhur me të drejtën për t’u zgjedhur të cilin Gjykata, me shumicë votash, e gjeti të bazuar vetëm në drejtim të faktit që Gjykata e Lartë nuk i ka dhënë përgjigje të arsyetuar këtij pretendimi të ngritur në rekurs nga kërkuesi.

Në përfundim Gjykata, me shumicë votash, vendosi:
Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-1153 (176), datë 08.07.2025 të Kolegjit Penal Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Dergimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga Ligi Organik i Gjykatës dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.”

Po ndodh

Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Kushtetuesja rikthen në Gjykatën e Lartë Erion Veliajn. A do ta lirojë Sadushi

25/05/2026
Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas gati katër orësh

Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas gati katër orësh

25/05/2026
“TV kombëtare: Qeveria merr dhjetëfishin e kohës televizive në raport me opozitën”

“TV kombëtare: Qeveria merr dhjetëfishin e kohës televizive në raport me opozitën”

25/05/2026
Kreu i KPP-së, Kreshnik Tërnova, qëndron 2 orë në SPAK për aferën “AKSHI”

Kreu i KPP-së, Kreshnik Tërnova, qëndron 2 orë në SPAK për aferën “AKSHI”

25/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Kushtetuesja rikthen në Gjykatën e Lartë Erion Veliajn. A do ta lirojë Sadushi

25/05/2026
Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas gati katër orësh

Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas gati katër orësh

25/05/2026
“TV kombëtare: Qeveria merr dhjetëfishin e kohës televizive në raport me opozitën”

“TV kombëtare: Qeveria merr dhjetëfishin e kohës televizive në raport me opozitën”

25/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.