Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas procesit të zgjedhjes së kryetarit të partisë, duke e cilësuar votën e demokratëve si një triumf ndaj “narko-mafias më të rrezikshme në Europë”.

“Procedurat e zgjedhjes së kryetarëve variojnë: disa zgjidhen me aklamacion, domethënë me duartrokitjen e delegatëve të kuvendit të pranishëm në sallë, kur paraqitet për miratim emri i kryetarit të partisë. Të tjerë e zgjedhin atë në kuvendin e partisë me votim të fshehtë, me një apo disa kandidatura, dhe këta janë shumica. Ndërsa të tjerë (dhe këta janë pakica) kryetarin e partisë e zgjedhin bazuar në demokracinë direkte, domethënë me votën e të gjithë anëtarësisë – pra, “një anëtar, një votë” – dhe me një apo disa kandidatura. Kjo formë e fundit referendare ende është në pakicë në Europë dhe në botë. Por demokracia direkte apo referendare konsiderohet procedura më demokratike, ndaj dhe është në rritje. Kjo është e vërtetë kudo në botë, por jo në diktatura. Në diktaturat totalitare apo autoritare kryetari është Zeusi, e për Zeusin nuk votohet; dhe kjo ndodh edhe në Shqipëri me partinë-krim.
Në Shqipëri janë dy parti të mëdha. Partia Demokratike i zgjedh drejtuesit bazuar në demokracinë direkte dhe voton me parimin “një anëtar, një votë” në çdo proces zgjedhor. Kurse PS-ja, apo partia e krimit, ka zëvendësuar votën e anëtarëve me emërimin dhe fuqinë e krimit. Kjo parti prej 17 vitesh nuk voton kurrë për kryetarin dhe për asnjë forum tjetër të saj. Kurse PD-ja çdo katër vite zgjedh kryetarin dhe drejtuesit vendor e kandidaturat per deputet bazuar në demokracine direkte (referendum)!”, thekson Berisha në një koment të tij.


Në vijim Berisha thekson agresionin ndaj zgjedhjeve në PD për të stigmatizuar procesin.

“Por, tipike si në një diktaturë autoritare, prej tre muajsh në një aleancë të zezë, kreu i meduzës Edi Rama, narkoqeveritarët, mafia e mediave të kontrolluara nga narkoqeveria dhe kartelet e drogës i kanë kushtuar mijëra e mijëra lajme (me rekord deri në 16 të tilla në 4 orë) dhe qindra e qindra artikuj ne portalet dhe gazetat e tyre e qindra debate në studiot e tyre sulmit ndaj PD-së dhe zgjedhjes së kryetarit të saj me referendum apo demokraci direkte. Ata u fokusuan në gjetjen dhe mbështetjen e kandidatëve të botës së krimit, karteleve të drogës, Ergys Agasve, Oltion Bistrave, apo në mbështetjen si kandidatë të të përdorurve politikë, të cilët, pasi kalojnë në parti të tjera, urdhërohen që duhet të kandidojnë për kryetar të PD-së, madje u jepen tituj e ofiqe që kurrë nuk i kanë pasur. Të gjitha këto për tri arsye:
Së pari, sepse për narkomafian shtetërore dhe mafian e mediave që ajo kontrollon, tmerri i tyre është opozita e vërtetë, mbasi është ajo dhe vetëm ajo që mund të lëkundë dhe të përmbysë pushtetin e tyre të krimit, t’u presë favoret dhe paratë e vjedhura të qytetarëve, të cilat i shndërrojnë në mashtrime, trillime e manipulime për qytetarët dhe në luks e vila për veten dhe familjet e tyre.
Së dyti, duke lënë mënjanë modestinë, Edi Rama, narkomafia qeveritare dhe mafia e mediave që ai kontrollon, dëshmuan frikën dhe tmerrin e tyre nga Sali Berisha. Ata e dinë mirë se cila është zero-toleranca e tij ndaj krimit; e dinë mirë se mafia nuk do të gjejë vrimë miu në Shqipëri dhe në botë ku të futet për krimet e veta”, thekson Berisha. a.b

https://www.facebook.com/share/1DrnvgoMnb

Po ndodh

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Gazment Bardhi: BE i vendos 34 kushte Shqipërisë, pengesa për integrimin është Edi Rama

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.