Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Aeroporti i Vlorës drejt arbitrazhit, mund të shkojë 500 milionë euro

21/05/2026
Garancia për aeroportin e Vlorës e dëmshme si koncesioni për Rinasin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përplasja në aeroportin e Vlorës mun ti kushtojnë Shqipërisë 500 milionë euro, tha sot për mediat, kreu i PD, Salo Berisha. Sipas tij në këtë skandal ka dorë Edi Rama, kërkon të marrë 10 milionë euroshin çdo vit.

PYETJE-PËRGJIGJE

Osman Stafa, News24: Kush fshihet pas kësaj zoti Berisha?

Sali Beisha: Edi Rama. Askush tjetër të garantoj. Po të jetë kryeministër, po nuk mund të bëjë kurrë. Kjo është vetëm e Edi Ramës.
Osman Stafa: Pra Edi Rama a e pret në besë Zotin Pacolli?

Sali Berisha: Po ku ka besë Edi Rama. Po dëgjo. Aty nuk është koha të besë atij, nuk bëhet fjalë për besë, por problemi është këtu. Ka një interes publik.
Po pse përzihet Edi Rama? Se është aksioner. Është kontrata, unë ua kam thënë, ua kam denoncuar disa herë.
Ku është çështja tani? Çështja është tek një 130 milionë euro të kontratës. Sipas kontratës të pashembullt, të pashembullt, qeveria shqiptare i paguan kompanisë çdo vit, për 13 vite, 10 milionë euro bileta të munguara.
Sepse për të vjedhur këtë duhet të thonin që ky është aeroporti më i madh i Ballkanit. E kuptoni ju? S’kanë fytyrë që janë këta, dhe tani, o burra duhet përzënë këtë që të marrim 10 milionshin në vit. E tëra është kështu.
Në qoftë se do ishte e drejtë as nuk çonte polici, as nuk çonte brigandë. Por palët, ortakët e zgjidhnin në të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Po Edi Rama me aktet që ka kryer dhe me rrëmbimin që i bën sipas dokumenteve pronarit de facto të punimeve, autorit të punimeve, merr përsipër një gjobë më të rëndën që ka marrë shteti shqiptar gjer sot.
Dhe kjo vetëm e vetëm për të plaçkitur 130 milionë euro që i ka firmosur me dorën e tij të zezë në kundërshtim me çdo kriter, bileta të munguara.

Klajdi Bodlli, SYRI TV: Zoti Berisha, Rama kërkon t’ia marri Pacollit për t’ia dhënë ndonjë biznesmeni tjetër apo për ta menaxhuar qeveria?

Sali Berisha: Tani këtu del shumë qartë. Ai biznesmeni tjetër, në qoftë se ju bëni një analizë gjenetike, ai del kloni i Taulant Ballës.
Shkoni merrni intervistën e tij dhe në mënyrë absolute ai zotëria ishte sikur të dëgjonit Taulantin. Pra, janë të tre këta. Edhe Lubia, edhe Rama, edhe Taulanti, në këtë.
Pra, kanë gjetur, nuk duhet të hyjmë ne, po fakti që dora e zezë e shtetit hyn, i jep çdo mbështetje paditësit në arbitrazh dhe kudo kundër Shqipërisë.
Paditësi nuk duhet të padiste Shqipërinë, duhet të padiste ortakun. Edhe të shkonin në arbitrazh ta zgjidhnin me ortakun. Po çfarë punë ka shteti? Që të marrë tani t’i japë lehtësimin më të madh atij.
A ju kujtohet? Siç bëri së bashku me Veliajn me Agon Channel. Të njëjtën gjë. E demonizuan, e shanë, e bënë dhe ai për të gjitha këto mori 120 milionë euro. Po ky është investim më i madh, nuk është investimi i një televizioni siç ishte Agon.
Unë nuk them kurrë se është 300, se ia them haptas, po ato i nxjerrin ata që bëjnë llogaritë. Por investimi është shumë më i madh.
Kështu që ju siguroj që do shkojë të paktën 500 milionë euro. Dhe këto vetëm që Lubi Balluku, Edi Rama dhe Taulanti që e kishin si vëlla, të marrin aksionet e turkut.
Këto janë historira të turpshme.
Po problemi është se gjysmë miliardi euro për shqiptarët është një gjobë e tmerrshme.
Faleminderit, mirupafshim.r.p

Po ndodh

Garancia për aeroportin e Vlorës e dëmshme si koncesioni për Rinasin

Aeroporti i Vlorës drejt arbitrazhit, mund të shkojë 500 milionë euro

21/05/2026
Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Miratohet raporti i IBAR për Shqipërinë, pritet takimi ndërqeveritar

21/05/2026
UPDATED/Rritet numri i personave të helmuar në Tropojë, situatë epidemike

GJKKO dënon kryetaren e komanduar të Tropojës, e konverton në punë publike

21/05/2026
CDU/CSU fiton zgjedhjet në Gjermani, Merz kancelari i ardhshëm

Merz, letër për afrimin gradual me BE të vendeve aapirante. Letra e plotë

21/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Garancia për aeroportin e Vlorës e dëmshme si koncesioni për Rinasin

Aeroporti i Vlorës drejt arbitrazhit, mund të shkojë 500 milionë euro

21/05/2026
Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Miratohet raporti i IBAR për Shqipërinë, pritet takimi ndërqeveritar

21/05/2026
UPDATED/Rritet numri i personave të helmuar në Tropojë, situatë epidemike

GJKKO dënon kryetaren e komanduar të Tropojës, e konverton në punë publike

21/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.