Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përfundon takimi Trump-Xi: A do të shmanget ‘kurthi i Tukididit’ mes dy vendeve

14/05/2026
Përfundon takimi Trump-Xi: A do të shmanget ‘kurthi i Tukididit’ mes dy vendeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit kinez Xi Jinping ka zgjatur rreth 2 orë e 15 minuta në Pekin, afro 35 minuta më shumë se takimi i tyre i fundit në Busan të Koresë së Jugut, në tetor të vitit të kaluar.

Pas bisedimeve me dyer të mbyllura, dy liderët vizituan Tempulli i Qiellit, një nga monumentet më të njohura historike dhe turistike të Kinës. Kompleksi, i ndërtuar në vitin 1420, njihet për Sallën e Lutjeve për Korrje të Mbara, një ndërtesë ikonike prej druri me çati të mbuluar me pllaka blu.

Me këtë vizitë, Donald Trump u bë presidenti i parë amerikan në detyrë që viziton Tempullin e Qiellit që prej vizitës së ish-presidentit Gerald Ford në vitin 1975.

Ndërkohë, detaje nga takimi kanë dalë përmes mediave shtetërore kineze, pasi Shtëpia e Bardhë nuk ka publikuar ende një deklaratë zyrtare. Sipas agjencisë Xinhua, Xi Jinping paralajmëroi se mënyra se si trajtohet çështja e Tajvanit mund të ndikojë drejtpërdrejt në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Pavarësia e Tajvanit dhe paqja në ngushticën e Tajvanit janë të papajtueshme si zjarri me ujin. Ruajtja e paqes dhe stabilitetit në këtë zonë është pika më e madhe e përbashkët mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara”, mësohet të ketë deklaruar lideri kinez.

Deklarata erdhi pasi Trump, në nisje të takimit në Sallën e Madhe të Popullit, përdori tone miqësore ndaj homologut të tij kinez. “Ju jeni një lider i madh, është nder të jem miku juaj!”, citohet të ketë thënë presidenti amerikan.

Nga ana tjetër, Xi Jinping mbajti një qëndrim më të rezervuar dhe paralajmërues, duke deklaruar se historia dhe bota po pyesin nëse SHBA-ja dhe Kina do të arrijnë të shmangin “Kurthin e Tukididit” dhe të ndërtojnë një model të ri marrëdhëniesh mes fuqive të mëdha. Sipas mediave ndërkombëtare, ai theksoi se bashkëpunimi duhet të mbizotërojë mbi rivalitetin dhe se stabiliteti mes dy vendeve është jetik për botën.

Në fokus të diskutimeve ishin edhe marrëdhëniet ekonomike, situata në Iran dhe stabiliteti në Lindjen e Mesme, megjithëse deri tani nuk është raportuar për ndonjë marrëveshje konkrete mes palëve.

Për shkak të samitit presidencial, zona e Tempullit të Qiellit ishte mbyllur për turistët në ditët e fundit, ndërsa autoritetet kineze kishin marrë masa të shumta përgatitore. Sipas raportimeve, një segment rruge pranë portës veriore të kompleksit u rikonstruktua brenda natës përpara mbërritjes së delegacionit amerikan.

Në delegacionin që shoqëroi Trump në Kinë ishte edhe Elon Musk, pavarësisht procesit gjyqësor në SHBA lidhur me padinë e tij ndaj OpenAI dhe detyrimit për të qenë i gatshëm për të dëshmuar në çdo moment.

Po ndodh

Berisha publikon investigimin e ekspertit të njohur: Diella është një avatar bosh

Berisha publikon investigimin e ekspertit të njohur: Diella është një avatar bosh

15/05/2026
Pamjet, momenti i arrestimit të Aldo Avdylajt tek Liqeni i Thatë në Tiranë

Prangoset Marcel Liçaj, korrier i drogës në vendet e BE

15/05/2026
ANALIZA/ G2, Trump dhe Xi, a u takuan si të barabartë?

ANALIZA/ G2, Trump dhe Xi, a u takuan si të barabartë?

15/05/2026
Alis kualifikon Shqipërinë në finale të Eurovision. Mund ta votoni deri në 10 herë

Alis kualifikon Shqipërinë në finale të Eurovision. Mund ta votoni deri në 10 herë

15/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha publikon investigimin e ekspertit të njohur: Diella është një avatar bosh

Berisha publikon investigimin e ekspertit të njohur: Diella është një avatar bosh

15/05/2026
Pamjet, momenti i arrestimit të Aldo Avdylajt tek Liqeni i Thatë në Tiranë

Prangoset Marcel Liçaj, korrier i drogës në vendet e BE

15/05/2026
ANALIZA/ G2, Trump dhe Xi, a u takuan si të barabartë?

ANALIZA/ G2, Trump dhe Xi, a u takuan si të barabartë?

15/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.