Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha komenton debatin me mediat: Nuk lidhet me sulmet ndaj meje, por me kyçjen e gojës. Është korruptuar gjuha

03/05/2026
Berisha komenton debatin me mediat: Nuk lidhet me sulmet ndaj meje, por me kyçjen e gojës. Është korruptuar gjuha
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi sot se debatin me mediat duke theksuar se inati i tij me to nuk lidhet me sulmet ndaj Berishës, por me kyçjen e gojës përballë mashtrimeve të qeverisë. Berisha zhvilloi sot një foltore në Dibër.

ARGUMENTAT/ Dhe inati im me mediat. Nuk e fsheh. Nuk ka të bëjë me asnjë sulm që më bëjnë mua, absolutisht. Por ka të bëjë me qëndrimin e tyre ndaj interesit publik. A ka ndonjë media të kapë, të futet në Google apo të futet në ChatGPT apo në, në Claude apo në Gemini, të pyesë sa janë çmimet e naftës? Çfarë masash kanë marrë?
Dhe t’u thotë shqiptarëve që ja shiko, ky thotë s’ekzistojnë, po ja që ekzistojnë, ja që i kanë rritur. Ky mashtron. Çfarë po ndodh? Po korruptohet gjuha. Dhe kur korruptohet gjuha, është fundi i lirisë. Drama më e madhe. Kur fjala përdoret për të mos u thënë të vërtetën qytetarëve.
Ajo është skllavëruese, nuk është emancipuese.
Më thoni ju mua, a ka dhimbje më të fortë për fermerët shqiptarë sesa në kulmin e kësaj krize t’ia heqësh subvencionin e naftës? A patë ju ndonjë emision në këto media? Po këta e meritojnë, këta janë 30% e popullit shqiptar. Plus që kanë një impakt të jashtëzakonshëm në tregun, në xhepat, në punësim e të tjera e të tjera me radhë. Nuk ekzistojnë.
E tha ai që vendet e Evropës e kanë hequr subvencionin dhe nuk marrin përsipër. Kanë korruptuar gjuhën, qeveria ka korruptuar gjuhën. Bashkëpunëtorë janë dhe mediat kur përdorin, kur nuk demantojnë, nuk përgënjeshtrojnë mashtrimet e qeverisë.
Sot falë zhvillimeve, brenda 20 sekondave mund të vërtetosh çdo gjë.
Sa është e vërtetë, sa s’është e vërtetë, sa qëndron, si është këtu, si është në Argjentinë, si është në Afrikë të Jugut, po të duash. Por ne qëndrojmë.
Ne qëndrojmë dhe do qëndrojmë. Qëndresa jonë është etike.
Imagjinoni në qoftë se ne nuk do ishim ngritur në protestat e fuqishme ndaj qëndrimeve të të Edi Ramës, mbrojtjes që i bëri vetes tij dhe Lulzim Ballukut.
Edhe me ngritjen tonë, lobistë racistë anti-shqiptarë, deklaronin fshehtas në mbledhje të mbyllura, se Imuniteti është interpretim shqiptar. Në një kohë kur në 2009-ën, në 2010-ën, në 2011-ën, imunitetet ishin hequr zëvendëskryeministrit, ministrit të mbrojtjes, ministrit të punëve publike dhe ish-kryetar partie.
Pse ishin hequr?
Se është çështje drejtësie juaj. Po s’mund të mbrojë. Të akuzojë drejtësia, do shkosh, do mbrohesh aty dhe do dalësh. Kurse ajo atje thoshte, ata atje thoshin, jo po. Ose për AKSHI-n. Merr në, në agjencinë shtetërore merren peng punonjësit dhe biznesmenët. Shtetërore, jo private. Epo kjo është kulturë shqiptare.
Nuk është kjo kulturë shqiptare? Këto janë lobistë e Edi Ramës. Sigurisht që ne përballemi me ta. Dhe e kemi për krenari të përballemi me ta.
Dhe jemi të sigurtë, të jeni të sigurtë që e vërteta vonon, po nuk harron. Siç kanë dalë të vërtetat, siç janë, siç janë mishëruar në tetë rezoluta ndërkombëtare, si kurrë për ndonjë vend tjetër, në një hark kohor më pak se dy vjeçar.
Çdo e vërtetë që ne mbrojmë, do të dalë. Dhe ata të cilët mbrojnë regjimin e Edi Ramës do damkosen si korruptokratë dhe bashkautorë në krimet e tij.r.k

Po ndodh

VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Plagosje me thikë në Fier, 35-vjeçari rëndë në spital

03/05/2026
Berisha komenton debatin me mediat: Nuk lidhet me sulmet ndaj meje, por me kyçjen e gojës. Është korruptuar gjuha

Berisha komenton debatin me mediat: Nuk lidhet me sulmet ndaj meje, por me kyçjen e gojës. Është korruptuar gjuha

03/05/2026
Operacioni “Stolen Line” në Tiranë, sekuestrohet Audi SQ8 i vjedhur në Itali

Operacioni “Stolen Line” në Tiranë, sekuestrohet Audi SQ8 i vjedhur në Itali

03/05/2026
Shpërthim me lëndë plasëse në biznesin e pronarit të televizionit në Tiranë

Shpërthim me lëndë plasëse në biznesin e pronarit të televizionit në Tiranë

03/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Plagosje me thikë në Fier, 35-vjeçari rëndë në spital

03/05/2026
Berisha komenton debatin me mediat: Nuk lidhet me sulmet ndaj meje, por me kyçjen e gojës. Është korruptuar gjuha

Berisha komenton debatin me mediat: Nuk lidhet me sulmet ndaj meje, por me kyçjen e gojës. Është korruptuar gjuha

03/05/2026
Operacioni “Stolen Line” në Tiranë, sekuestrohet Audi SQ8 i vjedhur në Itali

Operacioni “Stolen Line” në Tiranë, sekuestrohet Audi SQ8 i vjedhur në Itali

03/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.