Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha takon Stephen Harper në Zagreb, ngre alarmin për “autokraci elektorale” në Shqipëri

01/05/2026
Berisha takon Stephen Harper në Zagreb, ngre alarmin për “autokraci elektorale” në Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në kuadër të Forumit të International Democrat Union (IDU) në Zagreb, një delegacion i Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane zhvilloi një takim me Presidentin e IDU, Stephen Harper. Delegacioni kryesohej nga Sali Berisha dhe Fatmir Mediu.

Gjatë takimit, Berisha shprehu mirënjohjen për mbështetjen që IDU i ka dhënë Partisë Demokratike në periudha të vështira politike, ndërsa ngriti shqetësime për situatën demokratike në Shqipëri.

Sipas njoftimit të selisë blu, Berisha foli për regres demokratik në vend, duke iu referuar vlerësimeve ndërkombëtare që, sipas tij, e klasifikojnë Shqipërinë si “autokraci elektorale”. Ai përmendi si problematika mbrojtjen politike të korrupsionit në nivele të larta, ndikimin e krimit të organizuar në politikë dhe ekonomi, si dhe presionin ndaj opozitës.

Në takim u diskutua edhe emigrimi masiv i shqiptarëve, ku Berisha theksoi se largimi i të rinjve mbetet një nga plagët më të mëdha të vendit. Sipas tij, procesi i integrimit europian duhet të bazohet në standarde reale demokratike dhe jo vetëm në kritere gjeostrategjike.

Nga ana e tij, Harper vlerësoi si pozitiv faktin që qytetarët shqiptarë mbeten pro-perëndimorë dhe pro-NATO, ndërsa rikonfirmoi mbështetjen e IDU për opozitën shqiptare dhe integrimin europian të Shqipërisë.

Në delegacionin shqiptar merrnin pjesë edhe Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Enri Çeno, sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD.a.b

Po ndodh

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

22/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.