Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha pa rivalë në garën për kreun e PD-së, KOKOE rrëzon kandidaturat e Selës dhe Mulajt

01/05/2026
Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit
Share on FacebookShare on Whatsapp


Sali Berisha do të jetë i vetëm në garën për kryetar të Partisë Demokratike. Një ditë pas përfundimit të afatit për dorëzimin e kandidaturave, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) vendosi të mos pranojë aplikimet e Mereme Selës dhe Vladimir Mulajt, të cilët kishin shprehur synimin për të kandiduar përballë Berishës.

Për kandidaturen e Mereme Selës, në vendim thuhet: “KOKOE në mënyrë unanime vlerëson se zj. Mereme SELA nuk plotëson kriteret. Konkretisht kandidatja pavarësisht se është anëtare e PD, nuk plotëson kriterin e figurës me profil shumë të lartë publik dhe politik, si dhe atë të eksperiecës drejtuese elektorale ne nivel kombëtar apo rajonal.”

Surprizë u konsiderua kandidatura e Vladimir Mulajt, e bërë publike vetëm në mbyllje të procesit të aplikimeve.

Për të, KOKOE është shprehur: “KOKOE në mënyrë unanime vlerëson se z. Vladimir MULAJ nuk plotëson kriteret statutore. Konkretisht kandidati pavarësisht se është anëtar i PD nuk plotëson kriterin e figurës me profil shumë të lartë publik dhe politik, si dhe atë të eksperiencës drejtuese elektorale ne nivel kombëtar apo rajonal.”

Në vendim përmenden edhe kërkesa të tjera për kandidim, mes tyre ato të Ervin Salianji, Evi Kokalari dhe Alesia Balliu, të cilat nuk janë marrë në shqyrtim.

Në dokument citohet: “Kërkesat e tjera të paraqitura, për shkak se nuk plotësojnë kushtin e paraqitjes nga anëtar të PDSH-së, nuk mund të trajtohen nga KOKOE dhe as nga ndonjë organ tjetër i PDSH-sipas Statutit të Partisë. Ky Statut përcakton norma dhe rregulla bashkëjetese midis anëtarëve të PDSH si dhe kompetencat dhe sjelljen institucionale të organeve të kësaj force politike.”

Në këto kushte, Berisha hyn i vetëm në garë për kreun e demokratëve. Paralelisht me procesin zgjedhor, Partia Demokratike pritet të ndërmarrë edhe ndryshime statutore.

Grupi i Punës për ndryshimet në statut ka miratuar kalendarin e punimeve, sipas të cilit nga 1 deri më 10 maj do të depozitohen propozimet nga anëtarësia, ndërsa ndryshimet pritet të votohen në Kuvendin Kombëtar të 30 majit.

Po ndodh

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

22/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.