Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët

24/04/2026
Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët
Share on FacebookShare on Whatsapp


Nga NDREK GJINI
MA -University of Galway


Pak dihet në opinionin shqiptar se Karl Marksi dhe Frederik Engelsi, përtej traktateve të tyre teorike, kanë shkruar e botuar edhe shkrime gazetareske.

Në disa prej shkrimeve të tyre kur ata flasin për  shqiptarët ata shprehen haptazi me një gjuhë tejet fyese e përçmuese ndaj tyre. Këto gjykime fyese e përçmuese ndaj shqiptarëve gjenden në artikujt e tyre botuar në New York Daily Tribune në kulmin e krizës që çoi në Luftën e Krimesë.

Më 7 prill 1853, në një shkrim mbi kombësitë e Turqisë Europiane, Marksi i përshkruan shqiptarët si “popull malesh, autokton”, me gjuhë të vetën, por “ende të papërgatitur për qytetërim” dhe me “zakone grabitqare, si hajdutë e grabitës” që i detyrojnë fqinjët t’i mbajnë nën nënshtrim ushtarak. Ai shton se zhvillimi industrial i rajonit do t’i përfshinte shqiptarët vetëm si punëtorë të rëndomtë, duke i reduktuar në “druprerës dhe ujëbartës”. Në këtë vizion, shqiptari është njeri mali, i prapambetur, i dënuar me role të ulëta në shoqërinë moderne.

Vetëm dy javë më vonë, më 21 prill 1853, Engelsi boton artikullin “What Is to Become of Turkey in Europe?”, ku gadishullin ballkanik e quan “trashëgimi natyrore” të sllavëve të jugut. Në të njëjtin tekst, ai i etiketon turqit dhe shqiptarët si “barbarë turq ose arnautë”, të betuar me “kundërshtim të rrënjosur ndaj çdo civilizimi, qytetërimi apo përparimi”. Kështu, serbët dhe sllavët paraqiten si bartës të qytetërimit, ndërsa shqiptarët vendosen në polin e kundërt: si pengesë për modernizimin dhe progresin.

Për ta kuptuar këtë gjuhë, duhet parë sfondi historik. Në mesin e shekullit XIX, diplomacia europiane ishte e përqëndruar drejt rënies së ngadaltë të Perandorisë Osmane dhe garës së fuqive të mëdha për ndikim në Ballkan. Marksi dhe Engelsi, në rolin e komentatorëve politikë të disa gazetave, i shikonin zhvillimet përmes një hierarkie popujsh: disa të “civilizuar” e të destinuar për të udhëhequr, e disa të tjerë “të pa civilizuar” e të tepërt në hartën e së ardhmes. Kjo logjikë nuk ishte përjashtim, por pjesë e klimës intelektuale të kohës.

Megjithatë, ky fakt mbetet shqetësues për lexuesin e sotëm shqiptar. Regjimi komunist në Shqipëri ndërtoi një kult të Marksit dhe Engelsit, duke i paraqitur si aleatë të natyrshëm të popujve të vegjël dhe si kundërshtarë të çdo shtypjeje kombëtare.

Heshtja ndaj këtyre pasazheve fyese ndaj shqiptarëve në tekstet e sotme shkollore, universitare e propagandistike tregon jo vetëm selektivitet ideologjik, por flet edhe për faktin se një pjesë e kësaj trashëgimie mendore komuniste vazhdon ende të jetë e pranishme në Shqipëri.

Paradoksi është i dukshëm: nga njëra anë, Marksi dhe Engelsi denoncojnë imperializmin dhe kolonializmin; nga ana tjetër, në shkrimet për popujt periferikë të Europës, përdorin stereotipe të ashpra poshtruese e fyese mbi baza etnike.

Shqiptarët shfaqen si popull i prapambetur, njerëz malesh të paaftë për qytetërim, të destinuar për punë të rëndomta dhe pozicione të ulëta shoqërore.Sipas tyre ballkani reduktohet në një skenë ku disa kombe si Serbia, mishërojnë “progresin”, ndërsa të tjerët janë simbol i “prapambetjes”.

Screenshot

Për Shqipërinë postkomuniste, rikthimi te këto burime origjinale është një detyrim i domosdoshëm çmitizimi.

Asnjë autor, sado i madh, nuk duhet të jetë i paprekshëm nga kritika dhe gjykimi realist dhe se klasikët e mendimit politik nuk duhen lexuar si shenjtorë të ideologjisë, por si njerëz të zakonshëm, paragjykime dhe verbëri të dukshme, sidomos kur flasin për “të tjerët me terma fyese e denigruese” – si  në rastet e sipër përmendura.

E vërteta dhëmb por shëron.https://lnkd.in/dHrZWc6S

Po ndodh

Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët

Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët

24/04/2026
Prokuroria, ja si funksionoi skema e mashtrimit me rimbursimin e ilaçeve

KLSH: 80% e barnave në treg janë kopje, shqetësime për çmimet dhe cilësinë

24/04/2026
Aksident tragjik në autostradën Fier Vlorë, 4 persona humbin jetën, shuhet gjithë familja

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë–Milot, makina ndahet përgjysëm, humb jetën një pasagjere

24/04/2026
Lefter Koka: Përgjegjësinë për inceneratorin e Elbasanit e ka qeveria

SPAK kërkon rikthimin në burg të Lefter Kokës, pas lirimit nga Apeli. Por ku është ai

24/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët

Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët

24/04/2026
Prokuroria, ja si funksionoi skema e mashtrimit me rimbursimin e ilaçeve

KLSH: 80% e barnave në treg janë kopje, shqetësime për çmimet dhe cilësinë

24/04/2026
Aksident tragjik në autostradën Fier Vlorë, 4 persona humbin jetën, shuhet gjithë familja

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë–Milot, makina ndahet përgjysëm, humb jetën një pasagjere

24/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.