Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një lidhje live për Euronews Albania, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, inxhinieri i ndërtimit Erald Kërluku ka dhënë detaje mbi shkaqet që çuan në djegien e pallatit në Tiranë këtë të martë.

Sipas tij, një ndër faktorët kryesorë ka qenë materiali i përdorur për veshjen e fasadës, i cili rezulton shumë i ndjeshëm ndaj zjarrit. Kjo ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi në të gjithë pjesën e jashtme të godinës.

Kërluku theksoi se bëhet fjalë për një sistem fasade të ventiluar, ku krijohen hapësira ajrimi midis shtresave të murit. Në këto kushte, materiali që përdoret duhet të jetë plotësisht i padjegshëm, pasi prania e ajrit rrit ndjeshëm përhapjen e flakëve. Ai nënvizoi se materiali i përdorur në këtë rast është i papërshtatshëm dhe në kundërshtim me standardet teknike, duke shtuar se përdorimi i tij është ndaluar në disa objekte të tjera, megjithatë vijon të gjendet në ndërtesa në Tiranë.

Sipas ekspertit, problemi nuk lidhet me koston, por me mosrespektimin e protokolleve të ndërtimit dhe mungesën e informacionit teknik për ndërtimin e fasadave të tilla.

Zjarri ka nisur në katin e parë të pallatit, në ambientet e një marketi, ku fillimisht është përfshirë fasada, për t’u përhapur më pas me shpejtësi në të gjithë lartësinë e godinës dhe në brendësi të saj. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Ndërkohë, ish-prokurori, Eugent Beçi, kërkoi një hetim më të thelluar nga ana e prokurorisë, duke mos u fokusuar vetëm te shkaku i zjarrit.

Beçi theksoi se hetimet duhet të përqendrohen në tre drejtime kryesore: mënyra e dhënies së lejes së shfrytëzimit të pallatit, procedurat urbanistike dhe reagimi i shërbimeve zjarrfikëse.

Ai ngriti shqetësimin për mungesën e elementëve bazë të sigurisë në ndërtesa të tilla, si shkallët e emergjencës, sistemet automatike të alarmit dhe sistemi “sprinkler”, që ndihmon në shuarjen e zjarrit. Po ashtu, Beçi vuri në dukje edhe vështirësitë në aksesin e mjeteve zjarrfikëse në zonë, si dhe mungesën e pajisjeve të nevojshme gjatë ndërhyrjes.

Sipas tij, hetimi duhet të analizojë zinxhirin e plotë të përgjegjësive, për të kuptuar nëse pasojat do të ishin shmangur nëse do të ishin respektuar standardet e sigurisë dhe procedurat ligjore.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje problematikat e sigurisë në ndërtimet e reja dhe nevojën për kontroll më të rreptë të zbatimit të standardeve teknike.m.k

Po ndodh

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
Kriteret e reja për serviset e mekanikëve, ja sa janë gjobat

Servisi mashtrues në Astir, pranonte makina për riparim por fundi ishte ‘i tmerrshëm’

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.