Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DITA 109/ Arrestoni Ramën, lironi shqipet! Nesër protestë te Parlamenti

16/09/2026
DITA 109/ Arrestoni Ramën, lironi shqipet! Nesër protestë te Parlamenti
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit vijuan sot në ditën e 109 marshimin në rrugët e Tiranës, duke u ndalur në disa pika të kryeqytetit.

Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, mes tyre “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi” dhe “Duam dorëheqje”.

Një nga ndalesat e protestuesve ishte Blloku i Sigurisë në zonën e Mine Pezës, ku mbahen qytetarët e ndaluar gjatë protestave. Protestuesit u solidarizuan me të ndaluarit, duke thirrur “Nuk jeni vetëm” dhe “Çuna, çuna, jemi këtu, gjithë Shqipëria është me ju”.

Nga jashtë ambienteve të Bllokut të Sigurisë u dëgjuan gjithashtu thirrjet “Rama në burg” dhe “Belinda në burg”, ndërsa protestuesit kërkuan lirimin e qytetarëve të ndaluar.

Më pas, marshimi vijoi në drejtim të Kuvendit të Shqipërisë. Organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e aksionit të mosbindjes civile dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen nesër para Kuvendit në orën 10:00.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, duke e akuzuar atë për përgjegjësi për një sërë çështjesh që ata i konsiderojnë skandale dhe afera.

Gjatë marshimit u përsëritën edhe thirrjet “Arrestoni Ramën, lironi shqipet” dhe “Shqipëria është e shqiptarëve”.

Protesta u mbyll te busti i Komandantit Adem Jashari, ndalesë që organizatorët e kanë cilësuar me rëndësi simbolike në lidhje me Kosovën dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në mbështetje të drejtuesve të UÇK që u dënuan sot me dhjetra vite burg nga Gjykata Speciale.m.k

Po ndodh

Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit

Urdhër arresti për ‘pronarin’ e tokës në sherr mes Muçës dhe Bedinajt

16/09/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

Arbitrazhi i Londrës bllokon qeverinë për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës

16/09/2026
DITA 109/ Arrestoni Ramën, lironi shqipet! Nesër protestë te Parlamenti

DITA 109/ Arrestoni Ramën, lironi shqipet! Nesër protestë te Parlamenti

16/09/2026
Prokurorja Speciale: Nuk ndoqëm penalisht UÇK-në dhe as luftën për pavarësinë e Kosovës

Prokurorja Speciale: Nuk ndoqëm penalisht UÇK-në dhe as luftën për pavarësinë e Kosovës

16/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit

Urdhër arresti për ‘pronarin’ e tokës në sherr mes Muçës dhe Bedinajt

16/09/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

Arbitrazhi i Londrës bllokon qeverinë për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës

16/09/2026
DITA 109/ Arrestoni Ramën, lironi shqipet! Nesër protestë te Parlamenti

DITA 109/ Arrestoni Ramën, lironi shqipet! Nesër protestë te Parlamenti

16/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.