Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Reduktimi me 40% i transportit publik në Tiranë/ Pano: Pasoja të rënda

14/04/2026
Reduktimi me 40% i transportit publik në Tiranë/ Pano: Pasoja të rënda
Share on FacebookShare on Whatsapp

Anëtari i PD në Këshillin Bashkiak, Jonathan Pano, ka reaguar ndaj paralajmërimit për reduktimin me rreth 40% të flotës së transportit publik në Tirana, duke e cilësuar situatën alarmante.
Pano bën me dije se ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak, ndërsa paralajmëron pasoja të menjëhershme si mbipopullim në autobusë, vonesa dhe rritje të trafikut.
Ai i kërkon bashkisë raportim të menjëhershëm, ndërhyrje për garantimin e shërbimit dhe rishikim të buxhetit, duke theksuar se qytetarët nuk mund të përballojnë pasojat e mosveprimit.

REAGIMI/ Sapo jemi vënë në dijeni se duke filluar nga nesër pritet të reduktohet me rreth 40% flota e transportit publik në Tiranë.

Kjo është një situatë serioze dhe alarmante që nuk mund të trajtohet si një problem i zakonshëm. Transporti publik është një shërbim jetik dhe çdo reduktim i tillë prek drejtpërdrejt jetën e përditshme të mijëra qytetarëve.

Pasojat e këtij vendimi do të jenë të menjëhershme dhe të rënda:

Mbipopullim ekstrem në autobusët e mbetur në qarkullim
Vonesa të gjata dhe pamundësi për të arritur në kohë në punë, shkollë apo universitete
Vështirësi serioze për qytetarët që varen nga transporti publik
Rritje e trafikut dhe ndotjes si pasojë e përdorimit të makinave private
Kaos në funksionimin normal të qytetit dhe ulje e produktivitetit

Në emër të grupit të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak, kam depozituar kërkesën për mbledhje urgjente, ku kemi kërkuar:

▪️ Raportim të menjëhershëm nga Bashkia mbi situatën dhe masat e marra
▪️ Ndërhyrje urgjente për të garantuar vazhdimësinë e shërbimit
▪️ Rishikim të menjëhershëm të buxhetit për të shmangur kolapsin e transportit publik

Arsyeja e kësaj situate është e qartë – rritja e kostove, veçanërisht e karburantit. Por kjo nuk mund të jetë justifikim për të lënë qytetin pa shërbim.

Një bashki që ka mbi 150 milion euro fonde të mbartura, ka të gjitha mundësitë për të ndërhyrë menjëherë dhe për të garantuar funksionimin normal të transportit publik.

Qytetarët e Tiranës nuk mund të paguajnë çmimin e mosveprimit.

Kjo është një situatë që kërkon vendimmarrje të menjëhershme dhe përgjegjësi të plotë.

https://www.facebook.com/share/1Ds3bxjmiM/?mibextid=wwXIfr

Po ndodh

VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër

Qëllohet me arnë zjarri polici në Tiranë, detajet

18/05/2026
Takimet speciale me kokat e krimit, vajza të njohura në dhomat rozë të burgjeve të sigurisë së lartë

Takimet speciale me kokat e krimit, vajza të njohura në dhomat rozë të burgjeve të sigurisë së lartë

17/05/2026
Ceremonitë për përcjelljen e kolegut, gjyqtarët ndërpresin proceset nga 2-4 ditë

KORÇË/ Nuk ishte minë por GPS, kush po kontrollon lëvizjet e tij me përgjues në gomë

17/05/2026
DURRËS/ Në të njëjtën rrugë ku ndodhi tragjedia me 2 fëmijë, kapet shoferi i dehur. Godet makinën e policisë

DURRËS/ Në të njëjtën rrugë ku ndodhi tragjedia me 2 fëmijë, kapet shoferi i dehur. Godet makinën e policisë

17/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër

Qëllohet me arnë zjarri polici në Tiranë, detajet

18/05/2026
Takimet speciale me kokat e krimit, vajza të njohura në dhomat rozë të burgjeve të sigurisë së lartë

Takimet speciale me kokat e krimit, vajza të njohura në dhomat rozë të burgjeve të sigurisë së lartë

17/05/2026
Ceremonitë për përcjelljen e kolegut, gjyqtarët ndërpresin proceset nga 2-4 ditë

KORÇË/ Nuk ishte minë por GPS, kush po kontrollon lëvizjet e tij me përgjues në gomë

17/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.