Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SAMI NEZA/ Vendimi për Metën dhe mbledhja e Gjykatës së Lartë. A do vendosë Sadushi një praktikë antikushtetuese

09/04/2026
SAMI NEZA/ Vendimi për Metën dhe mbledhja e Gjykatës së Lartë. A do vendosë Sadushi një praktikë antikushtetuese
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Sami Neza

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për heqjen e masës së sigurisë “arrest në burg”, pritet që nesër të mblidhen Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë për të shqyrtuar një praktikë që lidhet me përdorimin e paraburgimit.

Gjykata Kushtetuese vendosi me shumicë votash të lërë në fuqi vendimet e mëparshme të gjykatave, duke argumentuar se ndaj Ilir Metës ekzistojnë fakte dhe informacione që justifikojnë dyshimin e arsyeshëm për veprat penale për të cilat ai akuzohet. Sipas Gjykatës, masa e arrestit është vendosur për një qëllim të ligjshëm, për garantimin e mbarëvajtjes së procesit penal, dhe nuk konsiderohet joproporcionale.

Në votimin e gjyqtarëve të Kushtetueses, tre prej tyre, Marsida Xhaferrllari, Sonika Bejtia dhe relatorja Marjana Semini, votuan pro pranimit të kërkesës së Metës, ndërsa pesë të tjerë Fiona Papajorgji, Sandër Beci, Asim Vokshi, Gent Ibrahimi dhe Ilir Toska, votuan për rrëzimin e saj, duke mbështetur vijimin e masës së “arrestit në burg”.

Ndërsa është marrë ky vendim, mbledhja e nesërme e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, mund të ndryshojë  një praktikë gjyqësore lidhur me masën e sigurimit “arrest në burg” për personat që nuk kanë një vendim të formës së prerë.Nëse merret ky vendim ai është në përplasje me atë çfarë vendosi sot Gjykata Kushtetuese me rastin ‘Meta’ që është në fornë njësoj si rasti Veliaj, rasti Dumani (Nuredin), rasti Bami e të tjerë që ndodhen në arrest me burg.

Sipas kritikëve të kësaj nisme të Sokol Sadushit që drejton Gjykatën e Lartë, në fakt i vetmi kryetar gjykate në një piramidë zëvëndëskryetarësh, një interpretim i ri mund të çojë në lirimin e një numri të konsiderueshëm personash që ndodhen aktualisht në paraburgim, mes tyre zyrtarë të lartë të akuzuar për korrupsion, por edhe figura të krimit të organizuar që janë arrestuar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate të kreut të saj  Sali Berisha dhe një letre të dërguar nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi drejt ndërkombëtarëve,, ku shprehen shqetësime se një vendim i tillë mund të ndikojë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas opozitës, mbledhja e Kolegjeve të Bashkuara është një nismë e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, për të nxjerrë nga burgu kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, dhe vjen në një moment kur disa zyrtarë të lartë dhe ish-zyrtarë ndodhen nën masa sigurie për akuza të rënda, ndërsa në paraburgim ndodhen edhe persona të dyshuar për drejtimin e grupeve kriminale.

Një vendim i Gjykatës së Lartë për ndryshimin e praktikës së arrestit me burg që do të çonte në lirimin e personave në paraburgim pa vendim të formës së prerë mund të krijojë përplasje edhe me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për rastin e Ilir Metës dhe të ngrejë pikëpyetje për përputhshmërinë e tij me Kushtetutën.

Po ndodh

DETAJE/ Shkodër, zbardhet debati çiftit para vrasjes së bashkëjetueses me çekiç

Kamëz, 27-vjeçari bie në kontakt me linjën e tensionit të lartë, humb jetën në spital

31/08/2026
DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

31/08/2026
Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

31/08/2026
Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJE/ Shkodër, zbardhet debati çiftit para vrasjes së bashkëjetueses me çekiç

Kamëz, 27-vjeçari bie në kontakt me linjën e tensionit të lartë, humb jetën në spital

31/08/2026
DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

31/08/2026
Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

31/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.