Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Operacioni “Kontigjenti” në Tiranë/ Me maskë silikoni dhe me 10kg eksploziv gati për shpërthim, emri

06/04/2026
Operacioni “Kontigjenti” në Tiranë/ Me maskë silikoni dhe me 10kg eksploziv gati për shpërthim, emri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Kontigjenti”, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale kundër personit dhe pronës, si dhe duke zbardhur dy ngjarje të tjera të mëparshme kriminale.

Në pranga ka rënë Perikli Doçi, 37 vjeç, banues në Paskuqan, i konsideruar nga policia si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas policisë, gjatë operacionit shërbimet e Komisariatit Nr. 5, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, i kanë bërë shenjë ndalimi një motomjeti pa targa me të cilin lëvizte 37-vjeçari. Ai nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe është larguar me shpejtësi, duke detyruar efektivët të nisin ndjekjen.

Pas ndjekjes policore, Doçi është kapur dhe arrestuar në afërsi të liqenit të Paskuqanit. Në momentin e ndalimit ai kishte vendosur një maskë silikoni, ndërsa gjatë kontrollit fizik dhe në motomjet policia ka gjetur lëndë eksplozive gati për shpërthim, 10 litra lëndë djegëse, një armë zjarri pistoletë me municion, si dhe motomjetin pa targa që dyshohet të jetë i vjedhur.

Nga hetimet e kryera deri tani dyshohet se 37-vjeçari është autor i dy ngjarjeve të mëparshme kriminale në zonën e Paskuqanit. Më 3 tetor 2025, ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Q. K. në rrugën “Besim Cera”, dhe më pas ka djegur automjetin e përdorur në krim pranë urës së fshatit Tapizë.

Ndërsa më 17 tetor 2025, dyshohet se ka hedhur lëndë plasëse në banesën e shtetasit Rr. D., në rrugën “Unaza e Madhe”, në Paskuqan 2, nga ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia po vijon hetimet për të identifikuar dhe kapur bashkëpunëtorët e mundshëm të 37-vjeçarit, si dhe për të zbardhur ngjarje të tjera kriminale ku ai mund të jetë i përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.a.b

Po ndodh

Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit

Urdhër arresti për ‘pronarin’ e tokës në sherr mes Muçës dhe Bedinajt

16/09/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

Arbitrazhi i Londrës bllokon qeverinë për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës

16/09/2026
DITA 109/ Arrestoni Ramën, lironi shqipet! Nesër protestë te Parlamenti

DITA 109/ Arrestoni Ramën, lironi shqipet! Nesër protestë te Parlamenti

16/09/2026
Prokurorja Speciale: Nuk ndoqëm penalisht UÇK-në dhe as luftën për pavarësinë e Kosovës

Prokurorja Speciale: Nuk ndoqëm penalisht UÇK-në dhe as luftën për pavarësinë e Kosovës

16/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit

Urdhër arresti për ‘pronarin’ e tokës në sherr mes Muçës dhe Bedinajt

16/09/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

Arbitrazhi i Londrës bllokon qeverinë për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës

16/09/2026
DITA 109/ Arrestoni Ramën, lironi shqipet! Nesër protestë te Parlamenti

DITA 109/ Arrestoni Ramën, lironi shqipet! Nesër protestë te Parlamenti

16/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.746 artikuj gjithsej