Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Debate në GJKKO mes Ndrecës dhe Dados. Ish deputetja Bushka dhe biznesmeni Abule kërkojnë ndarjen e çështjes

03/04/2026
Debate në GJKKO mes Ndrecës dhe Dados. Ish deputetja Bushka dhe biznesmeni Abule kërkojnë ndarjen e çështjes

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Debatet kanë vijuar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) gjatë seancës gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe personave të tjerë të përfshirë në dosje.

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, ka kërkuar dy javë kohë për t’u njohur me të gjitha materialet e dosjes, duke pretenduar se mbrojtja nuk ka marrë të gjithë fashikujt. Sipas tij, nga 169 fashikuj që përmban dosja, mungojnë fashikujt nga 142 deri në 166.

“SPAK nuk na ka dhënë fashikujt 142-166 nga 169 gjithsej. Na duhen dy javë kohë të njihemi me materialet që kemi marrë deri tani”, u shpreh Ndreca.

Ai solli si shembull edhe praktika ndërkombëtare, duke theksuar se në drejtësinë amerikane avokatëve të ish-presidentit Donald Trump u është dhënë një vit kohë për t’u njohur me dosjen.

Por kërkesa e mbrojtjes është kundërshtuar nga prokurori i SPAK, Ols Dado, i cili e konsideroi atë si një përpjekje për të zvarritur procesin.

“Ka patur kohë mjaftueshëm”, deklaroi Dado në seancë.

Ndërkohë, edhe pala mbrojtëse e ish-deputetes Klotilda Bushka ka kërkuar shpalljen e moskompetencës së GJKKO-së dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës.

Henrik Ligori, avokati i Klotilda Bushkës: Kemi kundërshtuar akuzën. Kemi kërkuar pushimin e akuzës për klienten time. Ka dy probleme. Si kërkesë të dytë, kërkojmë ndarjen e çështjes dhe deklarim të moskompetencës për këtë çështje. Dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës. Klotilda Bushka nuk është më deputete dhe gjykatës i mungon kompetenca.

Nga ana tjetër, SPAK kundërshtoi këtë pretendim, duke theksuar se çështja lidhet me një procedim të përbashkët.

SPAK: Në lidhje me Klotilda Bushkën situata është edhe më e gjatë, në bazë të ligjit si subjekt i posaçëm por edhe si procedim i lidhur.

Sa i përket biznesmenit Elman Abule, prokurori Dado u shpreh kundër shpalljes së moskompetencës lëndore.

“Abule dhe Ramental është procedim i lidhur, i takon kësaj gjykate ta gjykojë”, tha ai.

Ndërkohë, vetë Abule ka kërkuar që çështja e tij të veçohet nga procesi kryesor, duke argumentuar se akuza ndaj tij nuk është në kompetencë të SPAK dhe të GJKKO-së.

Edhe avokatja Frosina Bollo kërkoi gjykim të shkurtuar për klientin e saj, duke theksuar se kjo kërkesë është paraqitur që në seancën paraprake, ndërsa u kërkua gjithashtu edhe ndarja e çështjes.

Po ashtu, edhe Adela Kondakçiu, përmes avokatit Leonard Prenga, kërkoi ndarjen e çështjes.

Në përfundim të seancës, gjykata u tërhoq për të marrë vendim lidhur me kërkesat procedurale të paraqitura nga palët.

Po ndodh

PD prezanton modelin e ri për Tiranën/ Asllani: 5 bashki të reja dhe më shumë pushtet pranë qytetarëve

PD prezanton modelin e ri për Tiranën/ Asllani: 5 bashki të reja dhe më shumë pushtet pranë qytetarëve

21/08/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, i akuzuar si pjesë e grupit të Jetmir Papës

21/08/2026
Durrës, kosovari aksidenton rëndë 17-vjeçarin me biçikletë

DURRËS/ Lë pa jetë 32-vjeçarin me biçikletë, shoferi largohet

21/08/2026
DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PD prezanton modelin e ri për Tiranën/ Asllani: 5 bashki të reja dhe më shumë pushtet pranë qytetarëve

PD prezanton modelin e ri për Tiranën/ Asllani: 5 bashki të reja dhe më shumë pushtet pranë qytetarëve

21/08/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, i akuzuar si pjesë e grupit të Jetmir Papës

21/08/2026
Durrës, kosovari aksidenton rëndë 17-vjeçarin me biçikletë

DURRËS/ Lë pa jetë 32-vjeçarin me biçikletë, shoferi largohet

21/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.