Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: PD ka gati paketën për uljen e barrës fiskale mbi naftën njësoj si në Maqedoni dhe Kosovë

24/03/2026
Berisha: PD ka gati paketën për uljen e barrës fiskale mbi naftën njësoj si në Maqedoni dhe Kosovë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se PD ka gati paketën për uljen e barrës fiskale mbi naftën njësoj si në Maqedoni dhe Kosovë.

DEKLARATA/ Pra, janë këto tre faktorë madhorë që përcaktojnë çmimin stratosferik të naftës, çmim ky që ka në bazë taksat më të larta, rreth 30 e sa përqind se sa në vendet e OECD, rreth 30 përqind më të larta se në vendet e BE, ka në bazë kontrabandën që arrin gjysmën e naftës të konsumuar të zhdoganuar në këtë vend, ka në bazë taksat e tjera të lidhura me magazinat e naftës, magazinat doganore të naftës, që rëndojnë jo më vetëm ata që kanë automjetin, sepse EdiRama niset nga një mendim anakronik, niset nga fakti se ata që kanë veturë kanë para të paguajnë, por ky është absolutisht ndëshkim sepse ata që kanë veturë kanë pothuaj të vetmen altërnativë të vetme lëvizje pasi transporti publik është pothuajse inekzistent dhe detyrohen të shesin çfarë kanë për të siguruar mjetin e transportit.
Por e vërteta është se çmimi i lartë i naftës nuk prek vetëm ata që kanë vetura, por prek çdo qytetar me çmimin e ushqimeve, sepse transporti transpozohet në rritjen e çmimit të ushqimeve.
Sepse një seri ushqimesh që në procesin e përpunimit përdorin naftën, energjinë, transpozohen në çmim tek konsumatori.
Çmimi i naftës pasqyrohet gjerësisht tek fermerët në bujqësi tek fermerët që nuk paguajnë dot për punimin e tokës.
Çmimi i naftës godet në mënyrë të ndjeshme çimin e ushqimit për bagëtinë dhe godet kështu sektorin e blegtorisë.
Në qoftë se gjer sot, të gjitha qeveritë e BE kanë bërë një ose disa mbledhje me vendime përkatëse si t’i përgjigjen situatës së krijuar nga rritja e menjëhershme e çmimit të naftës për shkak të luftës në Lindjen e Mesme dhe Gjirin Persik, kreu i organizatës kriminale në Shqipëri, Edi Rama ka mbetur në nivelin e batutave dhe mashtrimeve dhe premtimit të tij ultracinik se do ulë akcizën kur nafta të tejkalojë 220 lekë për litër.
Ky është një akt i papërgjegjshëm, ky është një akt cinik, kjo është një shpërfillje e madhe për qytetarët shqiptarë.
PD ka gati paketën e programit të saj me të cilën ajo vendos mbi naftën të njëjtën ngarkesë fiskale që ka Maqedonia e Veriut dhe Kosova, ngarkesë e cila i lejon këto dy vende që nuk nxjerri asnjë litër naftë, të shesin naftën 60 përqind më lirë se në Shqipëri.
Dhe kjo paketë do të dorëzohet… sigurisht ne e kemi paraqitur para shqiptarëve, do e paraqesim prapë dhe i garantoj shqiptarët se ajo do bëhet realitet me ardhjen në pushtet të kësaj partie.a.b

Po ndodh

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

Biznesmeni Sota merret në pyetje nga BKH në SPAK, pa praninë e avokatit

15/04/2026
Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

15/04/2026
Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

15/04/2026
Kapen 144 kg kokainë sërish në Maltë, një pjesë kishte destinacion Durrësin

DETAJET DHE EMRAT/ SPAK godet grupin kriminal, trafikuan 7000 kg kokainë, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri

15/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

Biznesmeni Sota merret në pyetje nga BKH në SPAK, pa praninë e avokatit

15/04/2026
Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

15/04/2026
Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

15/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.