Kreu i PD, Sali Berisha tha sot pas kthimit të tij nga SHBA se në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë të lidhur direkt me kartelet.
“Në vizitën tonë, ne kishim qëllim të qartë të paraqisnim pikëpamjet e opozitës para përfaqësuesve të lartë të popullit amerikan, të SHBA, përfaqësuesve të lartë në Kongres dhe në administratë.
Garantoj shqiptarët se në takimet tona, nuk ka pasur asgjë personale. Gjithçka ka qenë në interesin e çdo shqiptari që dëshiron të jetojë i lirë dhe me dinjitet në këtë vend, që dëshiron të zgjedhë njerëzit që do për përfaqësim, që dëshiron që Kushtetuta të mbizotërojë dhe shteti ligjor të mos jetë i zëvendësuar nga shteti i mafies.
Kështu që në epiqendër të të gjitha bisedimeve tona në takime të veçanta me kongresmenë, me senatorë, me zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Trump kanë qenë së pari narkoshteti dhe pasojat shkatërrimtare të tij mbi ekonominë, qenien, rendin kushtetues, shtetin ligjor në Shqipëri.
Shokun e tmerrshëm demografik të tij ndaj shqiptarëve!
Unë besoj se në takimet tona të paraqitura gjerësisht para jush për të mos i rikthyer nga e para, ne kemi qenë avoketër të ndershëm të interesave të qytetarëve shqiptarë.
Ne u ndalëm me miqtë tanë në historikun e transformimit të Shqipërisë në narkoshtet si një politikë zyrtare e Edi Ramës.
Në lidhjet direkte të Edi Ramës, qeveritarëve të tjerë, familjarëve të tij me klanet më të rrezikshme, me kartelet më të fuqishme të drogës. Me Sinaloan, me kartele të tjera në Aruba, Majorka dhe vende të tjera.
Pra, në qoftë se me përkufizimin e narkoshtetit, angazhimi i elitës politike me trafiqet dhe drogën është një nga kushtet në Shqipëri është i implikuar direkt kryeministri, vëllai i tij, zyrtarë të tjerë dhe kjo me fakte dhe prova të pakundërshtueshme”, tha Berisha. a.b
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE





