Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Takimet e deputetëve të PD në Bundestag dhe në qeverinë gjermane, axhendë e ngjeshur

19/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përfaqësues të Partisë Demokratike po zhvillojnë një axhendë intensive takimesh në Berlin, në institucionet kyçe politike të Gjermanisë, në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Delegacioni i opozitës shqiptare, i përbërë nga Kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Jorida Tabaku dhe Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Klevis Balliu, ka nisur mëngjesin e kësaj të enjte angazhimet në nivele të rëndësishme të Bundestagut dhe të qeverisë gjermane.

Takimi i parë është ai me Peter Beyer, drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestag dhe raporter për Shqipërinë, një figurë kyçe në vendimmarrjen gjermane për procesin e zgjerimit të BE-së. Sipas axhendës, takimet e tjera janë të fokusuara në çështje kyçe të procesit të integrimit europian, përfshirë funksionimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Axhenda përfshin takime me:

  • Kryetarin e Komisionit për Europën, Anton Hofreiter
  • Kryetarin e Komisionit të Jashtëm, Armin Laschet
  • Anëtarin e strukturave për çështjet europiane dhe përfaqësues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Knut Abraham
  • Kryetaren e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Mechthild Heil
  • Deputetin e Bundestagut, Tilman Kuban
  • Zëdhënësin për politikën e jashtme, Jürgen Hardt
  • Ministrin e Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme Federale, Günther Krichbaum

Pak kohë më parë, gjatë një vizite në Tiranë, Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister, theksoi se procesi i zgjerimit bazohet në meritë dhe në rezultate konkrete në sundimin e ligjit dhe standardet demokratike. Ai e cilësoi gjithashtu çështjen e Belinda Ballukut si një test të rëndësishëm për seriozitetin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit. Në këtë kontekst, mbetet domethënëse edhe vota e PS kundër SPAK, një zhvillim që ka ngritur pikëpyetje në Berlin, në Bruksel dhe në kryeqytete të tjera europiane mbi angazhimin real të qeverisë shqiptare në këtë drejtim.

Gjatë takimeve të djeshme, por edhe në diskutimet e sotme në Bundestag dhe në qeverinë federale, Partia Demokratike synon të garantojë standardet e kërkuara për procesin e integrimit europian. Një nga objektivat e PD-së është ndërtimin e një procesi më të besueshëm integrimi, dhe garantimi i një procesi mbi bazën e standardeve europiane.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

LISTA/ SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro të Agasit, Beqirit, Karçanaj etj

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

SPAK dhe BKH sekuestrojnë pasuritë e grupit të AKSHI, mes tyre vila, skafi dhe miliona euro

21/04/2026
Vrasja në Podgoricë, në kërkim autori i dyshuar – publikohet fotografia

Vrasja në Podgoricë, në kërkim autori i dyshuar – publikohet fotografia

21/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

LISTA/ SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro të Agasit, Beqirit, Karçanaj etj

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

SPAK dhe BKH sekuestrojnë pasuritë e grupit të AKSHI, mes tyre vila, skafi dhe miliona euro

21/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.