Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një deklaratë nga Berlini për takimet që po zhvillon në krye të delegacionit të opozitës shqiptare në Bundestag dhe në qeverinë federale gjermane. Bardhi theksoi se Shqipërisë i duhet një qeveri e përgjegjshme që garanton standardet europiane dhe e çon përpara procesin e integrimit, i penguar nga aktet e PS në mbrojtje të korrupsionit dhe pengimit të drejtësisë.

DEKLARATA/ Dy ditë intensive në Berlin, me takime të ngjeshura së bashku me kolegët Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu. Takimet nisën me raportuesin për Shqipërinë në Bundestag dhe do të vijojnë me Kryetarin e Komisionit për Çështjet Europiane, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm dhe një numër të madh deputetësh. Më pas, axhenda vijon në qeverinë federale, në Ministrinë e Jashtme, me Ministrin e Shtetit për Çështjet Europiane.

Ndërsa në Shqipëri opozita përjashtohet nga një mazhorancë që kontrollon të gjitha institucionet, në Berlin zëri i saj dëgjohet me respekt dhe vëmendje.

Shqipëria ka nevojë të zbatojë standardet europiane në vend, jo vetëm me fjalë, por me vepra. Për fat të keq, Partia Socialiste ka treguar përmes veprimeve se pengon drejtësinë dhe merr në mbrojtje zyrtarë të lartë të përfshirë në korrupsion.

Kjo pengon procesin e integrimit.
Prandaj nevojitet ndryshimi.
Na duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të pasur një qeveri të përgjegjshme që punon për standardet europiane dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Mirënjohje pa fund për të gjithë kolegët dhe autoritetet këtu në Gjermani për pritjen dhe diskutimin e hapur.

Uroj që për Shqipërinë dhe shqiptarët procesi i integrimit të ecë përpara me një qeveri të përgjegjshme që punon për interesin publik. Ju përshëndes nga Berlini.a.b

https://www.facebook.com/share/v/1BP3Pj61dr/?mibextid=wwXIfr

Po ndodh

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

21/08/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus puna e partisë dhe reformat

21/08/2026
Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

21/08/2026
Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

21/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

21/08/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus puna e partisë dhe reformat

21/08/2026
Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

21/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.