Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bardhi: Vizita e ambasadores amerikane nga Athina lidhet me dy investime strategjike të bllokuara

13/03/2026
“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka komentuar takimin e zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Athens, Kimberly Guilfoyle.

I ftuar në emisionin Opinion, Bardhi deklaroi se kishte verifikuar arsyet e vizitës së diplomates amerikane në Shqipëri, duke theksuar se takimi lidhej me dy investime strategjike që, sipas tij, janë bllokuar nga qeveria shqiptare.

Sipas Bardhit, bëhet fjalë për projekte me rëndësi rajonale që lidhin Tiranan me Athinën dhe përfshijnë edhe vende të tjera të rajonit.

“Meqenëse po merremi me komentet e veshjes, të merremi me një çështje thelbësore. Bëhet fjalë për dy investime të bllokuara nga qeveria shqiptare që lidhin Tiranën dhe Athinën, dhe për të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë interes strategjik. Projekti lidhet me Athinën dhe disa vende të tjera, si Bullgaria dhe shtete të tjera të rajonit. Është një projekt rajonal dhe pjesa që i takon Shqipërisë është bllokuar”, u shpreh Bardhi.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se përse vizita u duk sikur u zhvillua në mënyrë jozyrtare dhe u filmua nga kamera rastësore, Bardhi tha se nuk ishte në rolin e zëdhënësit të ambasadores, por se kishte verifikuar arsyet e takimit.

“Unë nuk jam zëdhënësi i ambasadores, por kam verifikuar arsyet e vizitës dhe ajo ka qenë për këtë shkak, për të kërkuar llogari lidhur me dy investime strategjike të bllokuara nga qeveria shqiptare”, deklaroi ai.

Diskutimi vjen pasi mbrëmjen e së mërkurës ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle, u pa duke hyrë në ambientet e Kryeministrisë në Tiranë, ku u prit në hyrje nga kryeministri Rama. Takimi nuk ishte njoftuar më herët zyrtarisht.

Po ndodh

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

21/08/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus puna e partisë dhe reformat

21/08/2026
Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

21/08/2026
Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

21/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

21/08/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus puna e partisë dhe reformat

21/08/2026
Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

21/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.