Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-zv.kryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i dorëzoi sot detyrën në krye të ministrisë pasuesit të saj, Enea Karakaçi. Gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës, Balluku u ndal edhe te akuzat dhe hetimet që lidhen me emrin e saj, duke theksuar se nuk ka pasur asnjëherë lidhje me korrupsionin dhe se nuk e ka penguar drejtësinë të bëjë punën e saj.

Ajo u shpreh se beson te drejtësia e re dhe theksoi se nuk do të përmendë kurrë gjyqtarë apo prokurorë në deklaratat e saj publike. Balluku mohoi gjithashtu aludimet për pasuri të shumta, si apartamente, jahte apo mjete luksi, duke i cilësuar këto pretendime si pjesë të një “gjyqi publik”.

DEKLARATA E BALLUKUT/

“Kam vendosur ndryshe nga shumë të tjerë të mos analizoj, të mos shaj, anatemoj, dhe të jem konsistente në qëndrimin tim sa i përket drejtësisë. Nëse do t’u ktheheni deklaratave të mia për drejtësinë, nuk do gjeni kurrë asnjë deklaratë që të kundërshtojë tjetrën. Por unë besoj se drejtësia duhet të jetë e lirë dhe e pavarur. Unë besoj se drejtësia e re, si produkt i reformës në drejtësi, si produkt i vizionit të Ramës dhe PS, si produkt i një Shqipërie Europiane duhet të vazhdojë të jetë frymëzimi i këtij vendi, pasi ajo reformë u krye për t’u kthyer besimin qytetarëve te një drejtësi e drejtë dhe e pavarur. Unë besoj te kjo drejtësi dhe s’do më dëgjoni kurrë as ta lavdëroj kur godet kundërshtarët e mi politikë, dhe as ta anatemoj kur kjo drejtësi mund të prekë interesat e mia personale.

Nuk do më dëgjoni kurrë të përmend prokurorë e gjyqtarë, pasi unë besoj se ata duhet të bëjnë detyrën si unë dhe secili duhet të jetë i lirë për të vendosur dhe gjykuar, pa qenë i ndikuar nga gjyqet publike, gjysmë të vërtetat, të pavërtetat dhe gënjeshtrat. Unë s’kam dhe s’kam pasur kurrë lidhje me korrupsionin dhe nxis, që hetimi që ka nisur prej muajsh ndaj meje, dhe s’e kam penguar kurrë, si ministre, zv.kryeministre, apo si qytetare e lirë, të vijojë për të nxjerrë të vërtetën në sipërfaqe. S’kam as 300 as 30 dhe as 3 apartamente, as një e as dy jahte, as limuzina, as helikopterë dhe avionë, por të gjitha këto janë pjesë e një gjyqi publik që fatkeqësisht bëhet me lehtësinë më të madhe në këtë vend. Por për të thënë të drejtën unë jam rritur me gjyqe publike”.

Balluku u largua nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa ndaj saj ka nisur një hetim nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit të saj si deputete me kërkesën për arrestimin e saj. a.b

Po ndodh

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

22/04/2026
Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

22/04/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Të shtëna me armë zjarri në Laç, babai me 2 djemtë sulmojnë makinën

22/04/2026
Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

Lëvizje në Policinë e Shtetit në strukturat kryesore

22/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

22/04/2026
Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

22/04/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Të shtëna me armë zjarri në Laç, babai me 2 djemtë sulmojnë makinën

22/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.