Gazetari Osman Stafa ka denoncuar në polici një kërcënim me vdekje që ka marrë përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
Pas kallëzimit të tij, Policia e Shtetit ka referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Sipas policisë, mesazhi dyshohet se është dërguar nga një llogari e falsifikuar.
Në kuadër të veprimeve hetimore, materialet janë referuar për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Përndjekja” dhe “Kanosja”, të parashikuara nga nenet 186/a, 121/a dhe 84 të Kodit Penal.
Autoritetet po punojnë për identifikimin e personit përgjegjës dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Policia e Shtetit deklaron se është e angazhuar për garantimin e sigurisë së gazetarëve në ushtrimin e detyrës dhe se do të reagojë ndaj çdo forme kërcënimi, intimidimi apo presioni që cenon sigurinë dhe lirinë e tyre për të ushtruar profesionin.a.b





