Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha bëri thirrje sot për protestë tek Parlamenti më 12 mars ndërsa i pyetur nga gazetarët ai shpjegoi edhe arsyen se pse kishte votë kundër shkarkimit të Spiropalit.

Zoti Berisha, më 12 mars ju keni paralajmëruar protestë para parlamentit. Do ketë protestë edhe nga deputetët brenda në parlament?

Sali Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.
U lutem ju, transmetoni, përcilleni objektin e protestës.
Protesta është për dorëheqjen e Edi Ramës.
Shqiptarët mblidhen më 12 mars për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe çdo protestë do ketë vetëm një motiv, largimin, dorëheqjen e Edi Ramës.

Paradite apo pasdite?

Sali Berisha: Ora do të caktohet. Por ftoj të gjithë shqiptarët të vazhdojmë betejën tonë sepse është stina e përmbysjes së diktaturave dhe diktatorëve.
Por këtu në Shqipëri do ta kryejmë vetë.
T’i themi sa më shpejt, u krye.

Zoti Berisha, një pyetje, në momentin e votimit për shkarkimin e Spiropalit, rezulton se keni votuar kundër?

Sali Berisha: Absolutisht nuk e kam votuar fare, një mashtrim i paskrupullt. Ne nuk kemi votuar fare.

Por del te sistemi?

Sali Berisha: Se çfarë ka bërë sistemi, unë nuk di gjë, unë kam qenë gjithë kohën, siç e ke parë ti, merr kamerën tënde, unë kam qenë në platformë.

Keni mandatuar zonjën Topalli?

Sali Berisha: Jo, kategorikisht. As zonja Topalli nuk ka votuar. Nuk e ka shtypur, nuk ka qenë fare zonja Topalli aty. Është e tëra mekanizëm i Niko Peleshit.

Zonja Topalli e ka pranuar këtë gabim?

Sali Berisha: Unë nuk kam asnjë lloj, unë kam qenë në platformë zotëri, nuk kam votuar kurrë. Unë kam qenë në platformë duke kërkuar fjalën. Unë vazhdova në platformë sepse ai nuk më lejonte fjalën.
Kjo ishte gjithë puna.
Sa i përket Spiropalit, unë ia dhashë përgjigjen asaj si iku ajo.

Ju thatë zoti Berisha se e shkarkoi zonja Balluku?

Sali Berisha: Ajo e shkarkoi… pupupu ajo. Tani të themi të vërtetën, këta nuk e mbronin atë. Kur i sheh Rama, ata votojnë si dele. Por në takime të veçanta, absolutisht asnjëri asnjë mbrojtje, as Ramës, as Ballukut. Ua them unë, me dëshmitarë. Dhe këta e kuptuan. Nuk flisnin. Jo vetëm Spiropali, por edhe Taulanti. Asnjë fjalë, ky ul kokën, ul veshtë aty.a.b

Po ndodh

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

21/08/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus puna e partisë dhe reformat

21/08/2026
Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

21/08/2026
Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

21/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

FITA 83/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion”

21/08/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec, në fokus puna e partisë dhe reformat

21/08/2026
Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

Zjarret në Gojan të Pukës, digjen banesa dhe evakuohen banorët

21/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.