Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bruksel, 2 dënime për jetë për autorët e vrasjes së Ardit Spahiut dhe 25 vjet burg për Çopjen

17/02/2026
Bruksel, 2 dënime për jetë për autorët e vrasjes së Ardit Spahiut dhe 25 vjet burg për Çopjen
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel ka dënuar me 25 vite burg Franc Gergelyn, i njohur edhe si Franc Çopja, për vrasjen e Ardit Spahiut më 27 nëntor 2020 në zonën e Molenbeekut. Sipas vendimit, Gergely e kishte urdhëruar eliminimin e 38-vjeçarit nga Dubai.

Sipas raportimit të NIEUWSBLAD, personi i dytë që akuzohet se ka dhënë urdhrin për vrasjen, Mikael Qosja, u dënua me burgim të përjetshëm, pa asnjë rrethanë lehtësuese të pranuar nga trupi gjykues.

Me burgim të përjetshëm u ndëshkua edhe Flobenc Meçja, i konsideruar si ekzekutori i drejtpërdrejtë i krimit. Ndërkohë, Elton Roci u dënua me 20 vite burg, Elvis Murataj me 8 vite dhe Eljo Bitri me 5 vite heqje lirie.

Sa i përket Bitrit, gjykata vlerësoi bashkëpunimin e tij me autoritetet që nga nëntori 2023, periudhë gjatë së cilës ai ka qenë dëshmitar i mbrojtur. Sipas arsyetimit të vendimit, dënimi më i butë për të lidhet me pranimin e fajit, pendesën, gatishmërinë për të ndryshuar dhe dëshmitë e dhëna gjatë hetimeve, pavarësisht rreziqeve të konsiderueshme.

Të premten, gjykata i shpalli të pandehurit fajtorë si autorë ose bashkëpunëtorë në vrasjen e Spahiut, i cili ishte larguar nga Shqipëria në vitin 2019 për shkak të frikës për jetën. Sipas hetimeve, konflikti dyshohet të ketë lindur mes klanit të lidhur me Çopjan dhe atij të familjes Alibej, të përmendur në hetime për trafik të gjerë kokaine.

Ngjarja ndodhi më 27 nëntor 2020, kur Spahiu po largohej nga një restorant në rrugën Condorlaan në Molenbeek. Ai u qëllua nga një person që doli nga një automjet dhe humbi jetën në vend.

Zbardhja e çështjes mori zhvillim në qershor 2021, pas dekriptimit të platformës së koduar Sky ECC, që ndihmoi hetuesit të identifikonin personat kyç të përfshirë. Gergely u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Belgjikës në dhjetor 2023. Ai ka pretenduar se qëndrimi i tij në Dubai lidhej me tregtinë e tekstileve dhe makinave. a.b

Po ndodh

DITA 84/ “Dorëheqja e Ramës, kërkesa jonë e pandryshuar”

DITA 84/ “Dorëheqja e Ramës, kërkesa jonë e pandryshuar”

22/08/2026
FOTO/Te Përroi i Qershisë, ja cfarë gjen policia

PUKË/ Policia qëllon në ndjekje të trafikantit

22/08/2026
FOTO/Denoncimi nga PD: Rama dhe Veliaj kontraktuan Edmond Begon për të ndërtuar kullë tek ish-hotel Vjosa

212 profesionistë kundër mënyrës së planifikimit territorial: “Ishte momenti të mos heshtnim më”

22/08/2026
Plagoset efektivi i Forcave të Armatosura në Mirditë, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Plagoset efektivi i Forcave të Armatosura në Mirditë, transportohet me helikopter drejt Tiranës

22/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 84/ “Dorëheqja e Ramës, kërkesa jonë e pandryshuar”

DITA 84/ “Dorëheqja e Ramës, kërkesa jonë e pandryshuar”

22/08/2026
FOTO/Te Përroi i Qershisë, ja cfarë gjen policia

PUKË/ Policia qëllon në ndjekje të trafikantit

22/08/2026
FOTO/Denoncimi nga PD: Rama dhe Veliaj kontraktuan Edmond Begon për të ndërtuar kullë tek ish-hotel Vjosa

212 profesionistë kundër mënyrës së planifikimit territorial: “Ishte momenti të mos heshtnim më”

22/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.