Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Avokati Kujtim Cakrani rrëfen dhunimin në Vlorë: U provokova dhe më goditën dy persona që nuk i njihja

08/02/2026
Avokati Kujtim Cakrani rrëfen dhunimin në Vlorë: U provokova dhe më goditën dy persona që nuk i njihja

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Cakrani në spitalin e Vlorës

Avokati Kujtim Cakrani është dhunuar të dielën në qytetin e Vlorës. Në një intervistë për mediat lokale ai ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti në hyrje të qytetit.

Sipas Cakranit, ai është provokuar fillimisht nga dy të rinj të panjohur, ndërsa më pas situata ka përshkallëzuar në dhunë fizike. Avokati ka pohuar se është goditur me një mjet prerës, por se nuk i njeh autorët dhe nuk di motivet e sulmit ndaj tij.

Më dhunuan dy të rinj që nuk i njihja. Më provokuan dhe më pas më goditën. Nuk di të them më shumë, sepse nuk i njoh dhe nuk e di arsyen e kësaj ngjarjeje. Ndodhi në hyrje të qytetit, në një karburant. Njëri prej tyre erdhi nga pas dhe më goditi me mjet prerës, është shprehur Cakrani.

“Ishin dy çuna me një makinë, të cilët pasi më provokuan, më dhunuan fizikisht. Nuk i njoh ata. Me njërin po bisedoja, tjetri më goditi pas koke. Ka ndodhur në hyrje të Vlorës, në një pikë karburanti. Nuk e kam idenë. Erdhën aty provokuan dhe më pas filluan me fjalë fyese. Ata dolën nga makina, më dhunuan.

Ka qenë me mjet prerës. Më goditën pas koke. Unë isha ulur në makinë. Njëri nga dritarja po më ofendonte, kurse tjetri hyri nga dera e pasagjerit dhe më goditi.

Më thanë: ‘Pse ke parkuar keq makinën. Ke zënë gjithë karburantin’. Pra ishte një mënyrë, një formë provokimi. Nuk i njoh të dy. Ishin moshë e re”, tha Cakrani.

Burime spitalore bëjnë me dije se avokati ka dëmtime serioze në kokë,  dhe aktualisht nuk arrin të qëndrojë në këmbë.

Ndërkohë, Policia e Vlorës ka reaguar zyrtarisht lidhur me ngjarjen, duke konfirmuar se incidenti ka ndodhur rreth orës 13:30, pranë një pike karburanti në rrugën Transballkanike.

Autoritetet bëjnë me dije se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë. a.b

Po ndodh

PAMJET E AKSIONIT/ Kapen mbi 5.2 kg heroinë dhe kokainë në Tiranë, arrestohen dy persona

PAMJET E AKSIONIT/ Kapen mbi 5.2 kg heroinë dhe kokainë në Tiranë, arrestohen dy persona

23/08/2026
Arrestohet “Vis Kosova” në Palasë, kapet me armë zjarri pa leje

Arrestohet “Vis Kosova” në Palasë, kapet me armë zjarri pa leje

23/08/2026
Altin Allmuça ishte i martuar dhe baba i një fëmije, flet bashkëshortja

Altin Allmuça ishte i martuar dhe baba i një fëmije, flet bashkëshortja

23/08/2026
ATHINË/ Qëllohet me armë zjarri gruaja shqiptare, më pas autori qëllon edhe veten

ATHINË/ Qëllohet me armë zjarri gruaja shqiptare, më pas autori qëllon edhe veten

23/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PAMJET E AKSIONIT/ Kapen mbi 5.2 kg heroinë dhe kokainë në Tiranë, arrestohen dy persona

PAMJET E AKSIONIT/ Kapen mbi 5.2 kg heroinë dhe kokainë në Tiranë, arrestohen dy persona

23/08/2026
Arrestohet “Vis Kosova” në Palasë, kapet me armë zjarri pa leje

Arrestohet “Vis Kosova” në Palasë, kapet me armë zjarri pa leje

23/08/2026
Altin Allmuça ishte i martuar dhe baba i një fëmije, flet bashkëshortja

Altin Allmuça ishte i martuar dhe baba i një fëmije, flet bashkëshortja

23/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.