Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tragjedi në Itali me 4 anëtarë të familjes shqiptare. Kishin shtruar tryezën ppr nuk ia dolën

05/02/2026
Tragjedi në Itali me 4 anëtarë të familjes shqiptare. Kishin shtruar tryezën ppr nuk ia dolën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vendi i ngjarjes

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me tragjedinë e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Itali, ku katër anëtarë të një familjeje shqiptare humbën jetën si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit. Ngjarja ndodhi në një banesë trekatëshe në rrugën Galgani, në Porcari, provinca e Lucca-s.

Sipas mediave italiane, mes tyre edhe Corriere della Sera, viktimat janë Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida, 43 vjeçe, djali Hajdar, 22 vjeç, dhe vajza e mitur Xhesika, vetëm 15 vjeçe. Dyshohet se rrjedhja e monoksidit të karbonit ka ardhur nga një keqfunksionim i sistemit të ngrohjes në banesë.

Një person i pestë, vëllai i kryefamiljarit, arriti të shpëtojë, por ndodhet në gjendje kritike në spital. Ai ishte personi që njoftoi autoritetet, pasi nuk kishte mundur të kontaktonte me familjen. Kur karabinierët mbërritën në banesë dhe nuk morën përgjigje, u detyruan të thyenin derën, ku gjetën katër trupat pa jetë. I afërmi humbi ndjenjat për shkak të monoksidit dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Cisanellos. Familja kishte shtruar tavolinën për darkë por ushqimet ishin në tavolinë.

Sponsorizuar

Gjatë ndërhyrjes, dy karabinierë dhe disa efektivë të emergjencës pësuan intoksikim të lehtë, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Edhe ata u dërguan për kontrolle mjekësore.

Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e banesës dhe ka nisur hetimet për të verifikuar nëse bojleri dhe sistemi i ngrohjes ishin instaluar dhe mirëmbajtur sipas rregullave ligjore. Banesa ishte blerë nga Arti Kola rreth tre vite më parë dhe ishte restauruar pjesërisht prej tij dhe miqve, ndërsa familja kishte nisur të jetonte aty vetëm kohët e fundit.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal në Piana di Lucca. Kryetari i bashkisë, Leonardo Fornaciari, ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave, duke e cilësuar ngjarjen si një dhimbje të madhe për gjithë komunitetin.

Ekspertët e zjarrfikësve do të vijojnë hetimet teknike për të përcaktuar shkakun e saktë të rrjedhjes së monoksidit të karbonit, një gaz jashtëzakonisht i rrezikshëm, veçanërisht gjatë orëve të natës, kur viktimat janë në gjumë dhe nuk arrijnë të kuptojnë rrezikun në kohë.

Po ndodh

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

18/09/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

2 arrestime në Itali, u dënuan në Korçë e Elbasan por kaluan kufirin pa problem

18/09/2026
DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

18/09/2026
FOTO GALERI/ Edi Rama aktron me gjeste në Kuvend, por ministres së tij të Drejtësisë, sot nuk mundi t’ia kalojë

FJALA/ Rama do të bëjë ligj të ri për pagat e gjyqtarëve. Nuk do qëndrojnë në krye të piramidës

18/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

18/09/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

2 arrestime në Itali, u dënuan në Korçë e Elbasan por kaluan kufirin pa problem

18/09/2026
DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

18/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.750 artikuj gjithsej