Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Banorët e Rrjollit në protestë në SPAK, reagon kompania Gener: Projekti në përputhje të plotë me ligjin

05/02/2026
Banorët e Rrjollit në protestë në SPAK, reagon kompania Gener: Projekti në përputhje të plotë me ligjin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Banorët në protestë

Pas tre ditësh protesta në zonën e Rrjollit në Velipojë, banorët e kësaj zone kanë zhvendosur protestën e tyre para godinës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku kërkojnë nisjen e hetimeve për tjetërsimin e pronësisë së rreth 146 hektarëve tokë, ku parashikohet ndërtimi i një kompleksi turistik.

Rikthimi i banorëve në SPAK vjen 11 muaj pasi ata dorëzuan një kallëzim penal, në të cilin pretendojnë se prona është tjetërsuar përmes dokumenteve të falsifikuara. Megjithatë, që prej marsit të vitit 2025, kur denoncimi u depozitua, SPAK shpalli moskompetencën dhe ia kaloi çështjen për hetim Prokurorisë së Shkodrës.

Protestat në Rrjoll nisën këtë të hënë, pas tentativave të banorëve për të ndaluar punimet në zonë. Gjatë përplasjeve me forcat e policisë, rreth 30 persona janë shoqëruar në komisariat gjatë ditëve të protestës, por më pas janë liruar.

Protestës para SPAK iu bashkua edhe deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i cili shprehu mbështetjen për kërkesat e banorëve dhe bëri thirrje për transparencë dhe hetim të plotë të çështjes.

Fill pas protestës kompabia Gener ka deklaruar se projekti nuk ka asnjë problem që lidhet ndër të tjera edhe me pronësinë që pretendohet nga banorët.

”Kompania Gener 2 sqaron sërish se projekti “Blue Borgo”, i cili ka nisur të zhvillohet nga shoqëria “Aba Blue Borgo” sh.p.k. në afërsi të Ranës së Hedhun, në zonën e Velipojës, është në përputhje të plotë me të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të Republikës së Shqipërisë.

Sponsorizuar

Pas zbardhjes zyrtare të lejes së ndërtimit, bëjmë me dije se nga momenti i konceptimit të projektit e deri në marrjen e lejes përfundimtare të ndërtimit në dhjetor 2025, kompania ka ndjekur në mënyrë rigoroze dhe transparente çdo procedurë të parashikuar nga legjislacioni shqiptar, pa asnjë problematikë apo kontestim ligjor në asnjë fazë të procesit.

Të gjitha institucionet kompetente janë shprehur pozitivisht mbi projektin, ndërsa çdo hap është shoqëruar me dokumentacion të plotë teknik, ligjor dhe mjedisor, duke përfshirë këtu edhe dëgjesat publike me banorët e zonës.

Gener 2 garanton se gjatë gjithë këtij procesi nuk është cenuar asnjë e drejtë pronësie e askujt, nuk është shkelur asnjë interes i ligjshëm i palëve të treta që dokumentojnë dhe vërtetojnë pretendimet e tyre, si dhe projekti është mbështetur vetëm në vendime të formës së prerë, të certifikuara në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Çdo pretendim apo interpretim tjetër lidhur me ligjshmërinë e projektit “Blue Borgo”, pas zbardhjes së lejes së ndërtimit, është i pabazuar në dokumente, spekulativ dhe dezinformues, duke krijuar qëllimisht ose jo një perceptim të rremë në opinionin publik.

Kompania Gener 2 mbetet e vendosur për të vijuar realizimin e projektit “Blue Borgo” brenda afateve të parashikuara, me standardet më të larta bashkëkohore të ndërtimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, në respekt të plotë të ligjit, duke e bërë këtë projekt një stacion të rëndësishëm turistik në zonë”, njoftoi kompania Gener përmes televizionit A2. a.b

Po ndodh

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

18/09/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

2 arrestime në Itali, u dënuan në Korçë e Elbasan por kaluan kufirin pa problem

18/09/2026
DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

18/09/2026
FOTO GALERI/ Edi Rama aktron me gjeste në Kuvend, por ministres së tij të Drejtësisë, sot nuk mundi t’ia kalojë

FJALA/ Rama do të bëjë ligj të ri për pagat e gjyqtarëve. Nuk do qëndrojnë në krye të piramidës

18/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

Si të shpëtojmë nga vjedhjet që bën qeveria, PD ka një propozim

18/09/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

2 arrestime në Itali, u dënuan në Korçë e Elbasan por kaluan kufirin pa problem

18/09/2026
DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

DIBËR/ Kapet trafikanti i femrave, fshihej nga drejtësia italiane

18/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.750 artikuj gjithsej