Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal nr. 141/1 të vitit 2023, ndaj një grupi të strukturuar kriminal të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, prodhim dhe shitje narkotikësh.

Në këtë çështje janë marrë të pandehur 10 persona, shtetas shqiptarë dhe të huaj, të dyshuar se vepronin si një rrjet i mirëorganizuar, me lidhje të drejtpërdrejta me organizata kriminale në Amerikën Latine, për importimin e kokainës drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian.

Të pandehurit Aldi Zonja, Artjon Çaushllari (alias Gjika), Ismajl Abdurrahmani, Jose Ramon Zacarias Vasquez dhe Geis Sejfullai akuzohen për trafikim narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe drejtim të tij. Ndërsa Klajd Birçe, Hiwlenn Ledezma Narvaez, Samuel Alfonso Moreno Serrano dhe Endi Sejdini akuzohen për trafikim dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Sipas akteve hetimore, mekanizmi i trafikut funksiononte përmes importit të mallrave të ligjshme, të përdorura si mbulesë. Nga Republika Domenikane u nisën dy ngarkesa të deklaruara si “lëkurë gjedhësh”, brenda të cilave ishte fshehur lënda narkotike. Ngarkesat mbërritën në Portin e Durrësit në korrik dhe nëntor 2024 dhe më pas u magazinuan në ambiente në zonën e Mulletit, Tiranë.

Sponsorizuar

Gjatë kontrolleve u sekuestruan 90 kilogramë kokainë, me vlerë tregu rreth 3.6 milionë euro. Hetimi evidentoi role të ndara brenda rrjetit: sigurimin e kontaktit me furnitorët në Amerikën Latine, organizimin e transportit detar, pritjen dhe ruajtjen e ngarkesave, si dhe përpunimin dhe shpërndarjen e mëtejshme.

Veçanërisht, Artjon Çaushllari (alias Gjika), Klajd Birçe, Hiwlenn Ledezma Narvaez dhe Baki Huqi akuzohen edhe për prodhim dhe shitje narkotikësh në ambientet e një banese dhe në lokalin “Bar Tahiti”, në Manzë të Durrësit, në datat 7–8 shkurt 2024. Ndaj Geis Sejfullait rëndon edhe akuza për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

SPAK njofton se janë identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë, ndaj të cilëve hetimet vijojnë në një procedim të ndarë, pa autor. Ky hetim u drejtua nga Prokuroria e Posaçme dhe hetuesit e BKH-së, me përdorimin e teknikave të posaçme dhe në bashkëpunim të ngushtë me agjenci ligjzbatuese vendase dhe të huaja.

Procedimi lidhet edhe me një çështje të mëparshme, ku grupi ishte dënuar për importin e një ngarkese nga Kolumbia, nga e cila do të përftoheshin 485.5 kg kokainë. Vendimet për këtë dosje janë lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, ndërsa gjykimi ndaj një shtetasi kolumbian vijon ende.

Po ndodh

DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

18/09/2026
Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

18/09/2026
Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

18/09/2026
Rama kërkon ndihmën e supermarketeve për çmime të ulura. Qeveria nuk prek taksat

Rama kërkon ndihmën e supermarketeve për çmime të ulura. Qeveria nuk prek taksat

18/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

18/09/2026
Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

18/09/2026
Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

18/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.768 artikuj gjithsej