Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SAMI NEZA/ Pse do të vinte ai telegram nga Trump edhe po të ishte Tërmet Peçi kryeministër

18/01/2026
Berisha: Kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi i kërkuar për drogë në Itali
Share on FacebookShare on Whatsapp


Nga Sami Neza

Në përpjekje për të fshehur apo fashitur kufizimin e vizave me Shqipërinë nga ana e SHBA, Kryeministri Edi Rama ka përdorur një ftesë rutinë protokolli që zyra e Presidentit amerikan Trump u ka dërguar 100 drejtuesve të shteteve për tu përfshirë në inisiativën e tij për një ‘OKB shadow” në lidhje me projeksionet e tij për paqen në botë.

Ky është edhe dokumenti i parë që ka marrë qeveria e Shqipërisë nga SHBA dhe drejtuesi i saj pas një viti nën presidencën e Trump. Rama nuk ia ka dalë të bëjë asnjë foto me zyrtarë të lartë amerikanë në mbledhjet e zakonshme të NATO apo konferenca të sigurisë ku ka qënë Trump, Vans apo Rubio edhe pse është investuar Grenell, Blair e ndonjë tjetër i gadishulli arabik.

I vetmi kontakt i drejtëpërdrejtë me letra dhe nominim specifik vetëm për Shqipërinë ishte letra e Sekretarit të Shtetit Rubio për festën e pavarësisë së Shqipërisë ku i kërkohet Ramës të luftojë bandat shqiptare të trafikut të kokainës. Ajo letër është përshkrimi real i raporteve të qeverisë së Ramës me administratën e SHBA.

Sa për ftesën, ajo do të vinte edhe po të ishte kryeministër Tërmet Peçi, pasi ajo letër nuk ka lidhje kush është Kryeministër por cili është vendi. Dhe kjo ka qenë vëmendje amerikane për shqiptarët e Shqipërinë që nga Presidenti Willson më 1919.
Ajo çfarë ka lidhje me Ramën është se edhe pse ka mbushur shumë valixhe me bereqet anëkënd Evropës, Amerikës e Arabisë shkoqur nga pasuria e shqiptarëve nuk ia ka dalë të marrë asnjë ‘shëndet’ nga Uashingtoni pas asnjë të kolliture.

Raportet e ftohta të Kryeministrit Rama me administratën e re të SHBA janë të lidhura drejtëpërdrejtë me faktin se grupet kriminale shqiptare të kokainës janë mbështetur nga qeveria shqiptare për të pastruar paratë përmes ekonomisë së vendit, janë licensuar për shërbime fitimprurëse dhe nga Shqipëria ato sigurojnë cash për të qenë gjithnjë e më shumë partnerë të besueshëm për organizatat e kultivimit të drogës në Amerikën Latine. Po ashtu raportet janë të ftohta se qeveria e Shqipërisë është përfshirë në një korrupsion sistemik në të gjitha nivelet duke dëmtuar edhe interesa ekonomike amerikane. Mjafton të lexosh raportet e dhomës amerikane të tregtisë në Tiranë për ta kuptuar këtë. Po ashtu Rama ka rrënuar lirinë e votës, fjalës dhe aksesit në drejtësi konstatime nga organizata amerikane, kongresi amerikan dhe vetë DASH në raportet e tij vjetore. Dhe të gjitha këto shkelje, abuzime dhe përfshirje kriminale e bëjnë Ramën dhe qeverinë e tij të fitojë gjithnjë e më shpesh dhe gjithnjë e më thellë siç ndodhte edhe në Venezuelë.

Po ndodh

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Ilir Meta nxjerr dokumentin, vë në dyshim akuzat për lobim të paligjshëm

15/05/2026
KONFLIKTI/ Lefter Koka shigjeton sërish qeverinë, ironizon punët fasadë

Lefter Koka nuk gjendet në shtëpi, ka ikur jashtë vendit

15/05/2026
Berisha publikon investigimin e ekspertit të njohur: Diella është një avatar bosh

Berisha publikon investigimin e ekspertit të njohur: Diella është një avatar bosh

15/05/2026
Pamjet, momenti i arrestimit të Aldo Avdylajt tek Liqeni i Thatë në Tiranë

Prangoset Marcel Liçaj, korrier i drogës në vendet e BE

15/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Ilir Meta nxjerr dokumentin, vë në dyshim akuzat për lobim të paligjshëm

15/05/2026
KONFLIKTI/ Lefter Koka shigjeton sërish qeverinë, ironizon punët fasadë

Lefter Koka nuk gjendet në shtëpi, ka ikur jashtë vendit

15/05/2026
Berisha publikon investigimin e ekspertit të njohur: Diella është një avatar bosh

Berisha publikon investigimin e ekspertit të njohur: Diella është një avatar bosh

15/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.