Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Grupet shqiptare të drogës kërcënim për vendin edhe përmes pastrimit të parave. Çfarë deklaroi Vanhorn

16/01/2026
Grupet shqiptare të drogës kërcënim për vendin edhe përmes pastrimit të parave. Çfarë deklaroi Vanhorn

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

E ngarkuara me pune e SHBA në Tiranl Nancy Vanhorn

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, ka theksuar fjalës së saj sot në ceremoninë e mbylljes së trajnimit të udhëhequr nga FBI për hetuesit e SPAK dhe BKH, se grupe kriminale përfshirë edhe ato shqiptare përbëjnë kërcënime të konsiderueshme.

“Rrjetet kriminale, përfshirë grupet shqiptare që bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës Latine të përmendura nga Sekretari Rubio, përbëjnë kërcënime të konsiderueshme për sigurinë dhe përparimin ekonomik të Shqipërisë përmes aktiviteteve si trafiku i drogës dhe pastrimi i parave. Sikurse e keni parë përmes këtij kursi, këto krime po mundësohen nga teknologjitë moderne.

Dhe përmes këtij trajnimi, ju tani keni mjete të reja hetimore dhe aftësi analitike për të shfrytëzuar të dhënat celulare në hetimet penale. Kjo përmirëson hetimet tuaja, duke siguruar gjithashtu respektimin e standardeve më të larta ligjore dhe etike.

Dhe ju tani keni pajisje dhe aftësi të reja për hetime të përmirësuara që do të çojnë në më shumë ndjekje penale dhe dënime më të forta të pjesëtarëve të krimit të organizuar”, tha Vanhorn.

Duke iu referuar deklaratave të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara do të ndjekin me këmbëngulje prioritetet e Presidentit Donald Trump edhe në Shqipëri, duke forcuar institucionet kyçe që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve.

“Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të mbështesin dhe fuqizojnë institucione si SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Akademia e Sigurisë, të cilat janë në vijën e parë të luftës kundër krimit të organizuar,” u shpreh VanHorn.

Trajnimi i drejtuar nga FBI synon rritjen e kapaciteteve hetimore dhe profesionale të strukturave shqiptare të drejtësisë dhe sigurisë, në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe SHBA-së në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës.

Po ndodh

MALLAKSTËR/ Bie në humnerë teksa rregullonte tubin e ujit, nxiret 8 orësh

MALLAKSTËR/ Bie në humnerë teksa rregullonte tubin e ujit, nxiret 8 orësh

25/08/2026
DITA 87/ Protestuesit, thirrje SPAK-ut: Arrestoni Ramën!

DITA 87/ Protestuesit, thirrje SPAK-ut: Arrestoni Ramën!

25/08/2026
Agjenti i BIA serbe, para gazetarit Zeka. Publikohen materiale të dosjes nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Reagimi

Agjenti i BIA serbe, para gazetarit Zeka. Publikohen materiale të dosjes nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Reagimi

25/08/2026
Lëvizje në qeveri? Alfred Lela hedh “shashkën” për Grida Dumën dhe Belinda Ballukun

Lëvizje në qeveri? Alfred Lela hedh “shashkën” për Grida Dumën dhe Belinda Ballukun

25/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

MALLAKSTËR/ Bie në humnerë teksa rregullonte tubin e ujit, nxiret 8 orësh

MALLAKSTËR/ Bie në humnerë teksa rregullonte tubin e ujit, nxiret 8 orësh

25/08/2026
DITA 87/ Protestuesit, thirrje SPAK-ut: Arrestoni Ramën!

DITA 87/ Protestuesit, thirrje SPAK-ut: Arrestoni Ramën!

25/08/2026
Agjenti i BIA serbe, para gazetarit Zeka. Publikohen materiale të dosjes nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Reagimi

Agjenti i BIA serbe, para gazetarit Zeka. Publikohen materiale të dosjes nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Reagimi

25/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.