Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Thumana mbytet, shteti zhduket! Banorët pastrojnë kanalet me paratë e tyre

07/01/2026
Thumana mbytet, shteti zhduket! Banorët pastrojnë kanalet me paratë e tyre

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti Strazimiri në Thumanë. Pamje nga dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

Një situatë e rëndë përmbytjesh raportohet në zonat Gramëz dhe Sukth/Vendas, Njësia Administrative Thumanë, Bashkia Krujë, ku disa banesa janë përmbytur dhe familjet kanë mbetur tërësisht të izoluara.

Sipas të dhënave nga terreni, uji ka depërtuar në banesa, ndërsa bagëtitë dhe rezervat ushqimore për to janë përmbytur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike dhe rrezik për jetesën e banorëve. Pavarësisht situatës emergjente, banorët denoncojnë mungesë të plotë ndërhyrjeje nga ana e bashkisë dhe strukturave të Emergjencave Civile.

Në zonë ka qenë i pranishëm edhe deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, i cili ka inspektuar situatën dhe ka ngritur shqetësimin për neglizhencën institucionale, mungesën e masave parandaluese dhe braktisjen e plotë të banorëve nga shteti.

“Kjo është një situatë alarmante. Nuk kemi të bëjmë me një fatkeqësi natyrore, por me një dështim total të shtetit. Asnjë interesim nga bashkia dhe as nga strukturat e emergjencave civile. Shtëpi tërësisht nën ujë, familje të izoluara, bagëti dhe ushqim bagëtish të shkatërruara. Kjo është pasojë direkte e mosveprimit dhe neglizhencës së qëllimshme të institucioneve. Banorët janë lënë në mëshirë të fatit.”, tha Gent Strazimiri, deputet i Partisë Demokratike.

Sipas dëshmisë së banorit Lekë Çypi, i cili jeton dhe punon në Itali, shkaku kryesor i përmbytjeve është mosmirëmbajtja dhe mospastrimi i rreth 300 metrave kanal kullues, i cili prej vitesh nuk është pastruar nga autoritetet përgjegjëse. Ai shprehet se në shumë raste është detyruar ta pastrojë vetë kanalin, me shpenzime personale, gjatë pushimeve të tij në Shqipëri.

“E kam bërë vetë pastrimin, me mjetet e mia dhe me paratë e mia, por kjo nuk mund të jetë përgjegjësi e banorëve. Nuk mund ta bëj gjithmonë unë punën e bashkisë dhe të qeverisë,” – shprehet Lekë Çypi, banor i zonës.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, pastrim urgjent të kanaleve kulluese dhe marrje përgjegjësie nga institucionet vendore dhe qendrore, duke theksuar se përmbytjet nuk janë pasojë e motit, por e neglizhencës së vazhdueshme. r.k

Po ndodh

Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Eemal Beqirit. U kap nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës në Francë

28/07/2026
Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

28/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Eemal Beqirit. U kap nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës në Francë

28/07/2026
Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.