Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Na janë kthyer shtëpitë në dhoma sh*rre”. Shpërthen protesta në Vlorë para bashkisë

29/12/2025
“Na janë kthyer shtëpitë në dhoma sh*rre”. Shpërthen protesta në Vlorë para bashkisë

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

“Poshtë qeveria”, “Duam ujë!”, “Jep dorëheqjen”, këto janë thirrjet e qytetarëve të Vlorës, të cilët paraditen e sotme dolën në protestë të indinjuar para godinës së Bashkisë së qytetit. Banorët akuzojnë drejtuesit vendorë se, në vend që të dalin për të dhënë llogari para qytetarëve që i kanë zgjedhur, kanë mbyllur dyert e institucionit dhe kanë rrethuar hyrjen me forca policie.

Me thirrjet “Duam ujë!”, protestuesit kërkuan një përgjigje nga bashkia, ndërsa theksuan se prej pesë ditësh janë lënë pa furnizim me ujë të pijshëm. Ata u shprehën policëve se nuk kanë asnjë konflikt me ta, por se kërkesa e tyre e vetme është uji, duke trokitur me grushte në derën e mbyllur të bashkisë.

Situata u shoqërua me thirrje të forta dhe shprehje revolte nga qytetarët, të cilët akuzojnë zyrtarët për arrogancë dhe papërgjegjshmëri, pasi refuzojnë çdo takim me përfaqësues të banorëve. Një prej protestuesve deklaroi se kryetarja e bashkisë jo vetëm që nuk ka pranuar të takohet me qytetarët, por i ka mbyllur edhe telefonin, duke shmangur çdo komunikim.

Në disa momente, protestuesit kërkuan hapjen e derës dhe pati shtyrje me policinë, ndërsa tensioni vijoi të rritej për shkak të mungesës së një përgjigjeje zyrtare.

Pa marrë asnjë zgjidhje nga bashkia, banorët rikujtuan se edhe mbrëmjen e djeshme, me bidona në duar, hynë në ambientet e Teatrit “Petro Marko”, aty ku administrata e bashkisë po festonte festat e fundvitit, duke injoruar thirrjet dhe kërkesat e qytetarëve për ujë të pijshëm.

Kryetarja e bashkisë, Brunilda Mersini nuk ka shkuar në zyrë sot, pasi siç u tha ndodhet në ujësjellës. a.b

Po ndodh

Alket Rizai, dyshinet për vrasje në burg. Media greke publikoi videot

Alket Rizai, dyshinet për vrasje në burg. Media greke publikoi videot

19/09/2026
DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

18/09/2026
Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

18/09/2026
Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

18/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Alket Rizai, dyshinet për vrasje në burg. Media greke publikoi videot

Alket Rizai, dyshinet për vrasje në burg. Media greke publikoi videot

19/09/2026
DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

18/09/2026
Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

18/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.768 artikuj gjithsej