Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Daniel Shima u rrëmbye një javë pas Gerond Meçes, por dosja i shkoi nga SPAK te prokuroria e Tiranës”

29/12/2025
“Daniel Shima u rrëmbye një javë pas Gerond Meçes, por dosja i shkoi nga SPAK te prokuroria e Tiranës”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Daniel Shima u rrëmbye një javë pas Gerond Meçes, por Altin Troplini ia degdisi dosjen te prokuroria e Tiranës, denoncoi sot Berisha gjatë fjalës së tij mbajtur gjatë foltores së të hënës në Tiranë.

DETAJET NGA BERISHA/ Fati i pengut të dytë të Ergys Agasit dhe ndërmarrjes së Edi Ramës dhe kunatit të tij, Daniel Shimës.
E rrëmbyen vetëm një javë pas rrëmbimit të Gerond Meçes dhe siç mund ta keni ndjekur, në daljet para shtypit, në rrjetet sociale, kam ngritur zërin disa herë për këtë njeri që e mbajtën në bodrumet e Suel Çelës, i thyen kocka dhe çdo gjë dhe e sollën pothuajse të vdekur në shtëpinë e tij, ish-nëndrejtori i përgjithshëm i kopshtit privat të Edi Ramës, AKSHI-t.
Asnjë zë nuk dilte, asnjë fjalë, asnjë fjali.
Dhe ky ishte rrëmbyer një javë pas Gerondit.
Gerondi pati mençurinë dhe u dorëzua tek autoritetet gjermane, të cilat natyrisht bënë atë që u takonte dhe ne ua dimë shumë për nder.
Ky tjetri që nuk u dorëzua tek autoritetet gjermane, por u dorëzua tek autoritetet shqiptare, a e dini se çfarë ka ndodhur?
Altin Troplini e ka përcjellë dosjen e tij tek prokuroria e Tiranës, packa se ishte një akt makabër, një krim, një rrëmbim nga katër persona, e ndjekur trajektorja gjer tek tuneli i Qafë Kërrabës, edhe më tutje.
Natyrisht, prokuroria e Tiranës bëri atë që i thanë, firmosi moshapjen e hetimeve për personin.
Shikoni pra ku jetojmë.
Dhe ai nuk figuron në dosje fare sepse ai dinte më shumë se çdo gjë, më shumë se Gerondi.
Ai ishte nëndrejtor i AKSHI-t dhe kishte të memorizuar të gjitha abuzimet e qindra milionë eurove nga familja më mafioze e Ballkanit dhe ndoshta e Europës, familja Rama”, deklaroi Berisha. a.b

Po ndodh

DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

18/09/2026
Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

18/09/2026
Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

18/09/2026
Rama kërkon ndihmën e supermarketeve për çmime të ulura. Qeveria nuk prek taksat

Rama kërkon ndihmën e supermarketeve për çmime të ulura. Qeveria nuk prek taksat

18/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

18/09/2026
Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

18/09/2026
Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

Magjistratët lajmërojnë bllokimin e ligjit në Kushtetuese, mazhoranca e votoi mbrëmë në mesnatë

18/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.768 artikuj gjithsej