Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Poshtë qeveria” edhe në Vlorë, qyteti pa ujë prej 4 ditësh, prishin mbrëmjen gala të pushtetit

28/12/2025
“Poshtë qeveria” edhe në Vlorë, qyteti pa ujë prej 4 ditësh, prishin mbrëmjen gala të pushtetit

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Qindra banorë të Vlorës protestuan sonte kundër bashkisë duke prishur edhe mbrëmjen gala nga pushteti pasi qëndruan 4 ditë pa ujë.

Ata janë grumbulluar mbrëmjen e sotme rreth Teatrit “Petro Marko”, aty ku Bashkia e Vlorës po zhvillonte një aktivitet festiv në kuadër të festave të fundvitit. Të revoltuar nga mungesa e ujit të pijshëm, qytetarët kanë hapur portat e godinës dhe kanë hyrë brenda, duke lëshuar thirrje të forta kundër qeverisë.

“Duam ujë” ishte një nga thirrjet kryesore të protestuesve vlonjatë, të cilët pushtuan sallën e teatrit dhe kërkuan që kryetarja e bashkisë të dilte për t’i takuar. Gjatë protestës u dëgjuan edhe thirrje “Poshtë qeveria”.

Banorët e Vlorës, që prej katër ditësh përballen me mungesë të ujit të pijshëm, kërkuan zgjidhje të menjëhershme nga autoritetet vendore. Situata u tensionua në momentin kur disa protestues thyen kordonin e policisë dhe hynë në ambientet e brendshme të teatrit.

Forca të shumta policie u vendosën brenda dhe jashtë godinës, duke u kërkuar qytetarëve të dalin jashtë. Ndërkohë, protestuesit shprehën indinjatën e tyre ndaj, sipas tyre, mosveprimit të institucioneve lokale dhe paralajmëruan se protestat do të vijojnë deri në dhënien e një përgjigjeje konkrete për furnizimin me ujë të pijshëm. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

MDMA/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

MDMA/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

30/04/2026
STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

MDMA/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

MDMA/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

30/04/2026
STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.