Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

4 persona të arrestuar pas protestës së PD-së, 7 të tjerë në hetim

23/12/2025
4 persona të arrestuar pas protestës së PD-së, 7 të tjerë në hetim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Protesta e 22 dhjetorit

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona dhe ka proceduar penalisht shtatë të tjerë në lidhje me protestën e zhvilluar të hënën nga Partia Demokratike, e cila u shoqërua me akte dhune dhe përdorim të lëndëve djegëse molotov.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga janë vënë Albi Kryeziu, 39 vjeç, Erlis Sina, 36 vjeç, Xhekson Dedaj, 38 vjeç dhe Artan Hysenaji, 38 vjeç. Ndërkohë, shtatë protestues të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë.

Mes personave të proceduar është edhe sekretari organizativ i PD-së, Ervin Minarolli, i cili, sipas policisë, nuk ka zbatuar detyrimet ligjore për identifikimin e personave përgjegjës për mbarëvajtjen e tubimit, në kundërshtim me ligjin nr. 8773 “Për tubimet”, neni 10.

Policia bën me dije se më datë 22 dhjetor 2025, rreth orës 18:00, Partia Demokratike zhvilloi një tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë. Gjatë protestës, disa pjesëmarrës kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, duke hedhur drejt tyre lëndë djegëse molotov.

Nga veprimet hetimore janë identifikuar gjithsej 11 shtetas të përfshirë në veprime të kundërligjshme. Përveç katër arrestimeve në flagrancë, ka nisur procedimi penal për shtetasit B. F., E. M., M. M., Sh. D., K. P., R. B. si dhe për një 16-vjeçar.

Si pasojë e incidenteve, u lënduan tre punonjës policie, një fotograf dhe një protestues. Tre efektivët e policisë kanë marrë mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë kryer veprime të paligjshme gjatë protestës, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. a.b

Po ndodh

Berisha: PD në pushtet, strategji për ripopullimin

Berisha: PD në pushtet, strategji për ripopullimin

19/09/2026
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

TIRANË/ Burri qëllon gruan me thikë, mbetet pa jetë

19/09/2026
Alket Rizai, dyshinet për vrasje në burg. Media greke publikoi videot

Alket Rizai, dyshinet për vrasje në burg. Media greke publikoi videot

19/09/2026
DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

18/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: PD në pushtet, strategji për ripopullimin

Berisha: PD në pushtet, strategji për ripopullimin

19/09/2026
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

TIRANË/ Burri qëllon gruan me thikë, mbetet pa jetë

19/09/2026
Alket Rizai, dyshinet për vrasje në burg. Media greke publikoi videot

Alket Rizai, dyshinet për vrasje në burg. Media greke publikoi videot

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.768 artikuj gjithsej