Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Opozita në revoltë, Këshilli Kombëtar i PD vendos për protestën

17/12/2025
Opozita në revoltë, Këshilli Kombëtar i PD vendos për protestën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mbledhja e Këshillit Kombëtar sot në PD

Në mbyllje të mbledhjes së Këshillit Kombëtar mbajtur sot në selinë e PD, kreu i saj Sali Berisha tha për gazetarët e pranishëm se opozita të nisë revoltat dhe se për këtë ka një gatishmëri dhe vendosmëri që kjo parti nuk e ka pasur më parë.

“Diskutuam për të startuar revoltat e PD-së, të cilat do ti japin përgjigjen përfundimtare kësaj kalbësirë që kundërmon në të 4-anët e Shqipërisë dhe botës, vjedhje, drogë, drogë dhe vjedhje.
Kjo është mbledhja e tretë e forumeve të PD-së, kryesia, grupi parlamentar dhe Këshilli Kombëtar që shkojnë në një linjë e cila shënon vendimin e kësaj force politike për fillimin e revoltave të cilat do të ndërpriten vetëm kur ky regjim të arkivohet në banesën e turpit të historisë”, tha Berisha.

Pyetje-përgjigje
Pyetje: Zoti Berisha, a po ju vlon gjaku demokratëve me aq sa pe sot për të protestuar?

Sali Berisha: Me aq sa pashë sot, jashtë mase. Një gatishmëri që ju nuk e imagjinoni dot. Jua them unë. Një vendosmëri e atillë që kjo parti nuk e ka patur ndonjëherë.
Pra, është një zhvillim, një ndërgjegjësim jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe pozitiv.
Natyrisht, pavarësisht se po shkërmoqet, pavarësisht se është në agoni, pavarësisht se po projekton grusht shteti, përsëri duhet që populli ta kërrejë dhe populli shqiptar do ta kërrejë Edi Ramën, pengu i Lubi Ballukut, i Ergys Agasit.
E morët vesh ju apo jo? Ergys Pengmarrësit. Ergys Pengmarrësit, njeriut që merr peng, peng në emër të baxhanakut.

Pyetje: Zoti Berisha, vetëm pak minuta më parë gjatë mbledhjes së kryesisë Salianji …

Sali Berisha: Edhe njëherë… edhe njëherë, besoj se unë jam shprehur përfundimisht sot në konferencën e shtypit.

Pyetje: Zoti Ervin Salianji deklaron se nëse është vije e kuqe bashkëpunimi me krimin, atëherë ju kujton emërimin apo vendosjen tuaj në lista të zotit Arian Doja i cili po ashtu akuzohet për lidhje me krimin.

Sali Berisha: Edhe njëherë, edhe njëherë. Gjithçka kam patur unë për këtë çështje, e kam shprehur si kryetar i Partisë Demokratike dhe atë ju garantoj që nuk e lëviz dot aspak.

Pyetje: A do përjashtohet Salianji?

Sali Berisha: Asgjë nuk lëviz atje.

Pyetje: A do përjashtohet?

Sali Berisha: Qëndrimi, edhe njëherë, qëndrimi absolut i kësaj force politike është, vija absolute e kuqe është, janë bandat dhe krimi.

Pyetje: Përjashtohet kush shkel vijën e kuqe?

Sali Berisha: Shih statutin.

Pyetje: Pra mund të përjashtohet? Ju keni thënë në fillim të foltores që nuk do ketë përjashtime. Kur erdhët në krye të PD thatë që s’do ketë përjashtime.

Sali Berisha: Jo jo, nuk kam thënë që s’ka vetëpërjashtime.

Pyetje: Protesta do të jenë të qëndrueshe?

Sali Berisha: Protestat, absolutisht vetëm protesta. Revoltë jo protesta.

Pyetje: Do të qëndroni në shesh apo …

Sali Berisha: Ato do ti mësoni që të gjitha. Do ti mësoni se janë sekrete të organizatorëve. r.p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Maks Haxhia pas takimit me Ergys Agasin: Çfarë ka thënë Agasi për akuzat

Maks Haxhia pas takimit me Ergys Agasin: Çfarë ka thënë Agasi për akuzat

27/08/2026
Policia: Kërcënim për bombë në disa institucione, kontrolle kudo

Policia: Kërcënim për bombë në disa institucione, kontrolle kudo

27/08/2026
Alarm për bombë në SPAK dhe GJKKO, kontroll godinës me qen antieksploziv

Alarm për bombë në SPAK dhe GJKKO, kontroll godinës me qen antieksploziv

27/08/2026
SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

26/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Maks Haxhia pas takimit me Ergys Agasin: Çfarë ka thënë Agasi për akuzat

Maks Haxhia pas takimit me Ergys Agasin: Çfarë ka thënë Agasi për akuzat

27/08/2026
Policia: Kërcënim për bombë në disa institucione, kontrolle kudo

Policia: Kërcënim për bombë në disa institucione, kontrolle kudo

27/08/2026
Alarm për bombë në SPAK dhe GJKKO, kontroll godinës me qen antieksploziv

Alarm për bombë në SPAK dhe GJKKO, kontroll godinës me qen antieksploziv

27/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.