Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Debati për muzeun hebraik në Vlorë, Berisha: Dënojmë çdo sjellje antisemite

19/09/2026
Debati për muzeun hebraik në Vlorë, Berisha: Dënojmë çdo sjellje antisemite

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar si pozitive ndërtimin e muzeut hebraik në Vlorë, duke deklaruar se PD është parti e tolerancës fetare dhe nuk pajtohet me qëndrime antisemite.

I pyetur nga Ani Malaj se çfarë mendimi kishte për muzeun hebraik që po ndërtohet në Vlorë, Berisha tha se shqiptarët kanë një trashëgimi të rëndësishme morale për mënyrën se si u mbrojtën familjet hebraike gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Së pari, Partia Demokratike është një parti e tolerancës fetare dhe e respektit të pafund. Ajo nuk pajtohet, në mënyrë absolute, me asnjë qëndrim antisemit. Dhe këtu jemi shumë të përcaktuar. As anti-feve të tjera. Jo”, deklaroi Berisha.

Ai u ndal te historia e hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“E vërteta është se shqiptarët, gjatë Luftës së Dytë Botërore, jo vetëm që s’morën pjesë në Holokaust, siç morën pothuajse gjithë të tjerët, por përkundrazi, i mbrojtën, duke rrezikuar jetën e tyre, të fëmijëve të tyre, familjet hebraike. Dhe shqiptarët nuk duhet ta harrojnë këtë. Kjo është një nga trashëgimitë më të shkëlqyera morale të tyre”, u shpreh ai.

Berisha tha se emrat e shqiptarëve që shpëtuan hebrenj gjatë Holokaustit janë të dokumentuar në Yad Vashem në Jerusalem dhe në muzeun e Holokaustit në Nju Jork.

Më tej, ai iu referua komuniteteve hebraike që, sipas tij, janë vendosur edhe në Vlorë, në zonën e bregdetit dhe në Elbasan, duke bashkëjetuar me shqiptarët.

Sponsorizuar

“Por përderisa ata kanë pasur një, jo lagje, po një bllok të tyre, një zonë të tyre ku kanë jetuar ato familje, ndërtohet pra një muze në kujtim të kësaj historie, unë e quaj pozitive, dhe u bëj thirrje demokratëve dhe u bëj thirrje qytetarëve të Vlorës: Mos dëgjojnë ata të cilët duan të nxisin luftërat ndëretnike, fetare, e debate të tilla”, deklaroi Berisha.

Në vijim, Berisha ngriti edhe çështjen e heqjes së flamurit izraelit nga godina e ambasadës së Izraelit në Tiranë, duke e lidhur këtë ngjarje me debatin për antisemitizmin.

“Si i nxit? Tani t’ju pyes unë ju që më pyesni mua: Kush shkoi dhe e grisi flamurin izraelit tek ambasada? Kur ndodhi një gjë e tillë, policia thotë që këtë flamur, se nuk griset flamuri tek ambasada, ambasada është territor i dhënë, ka një status, ka të gjitha. Policia shqiptare nuk e dha gjë sot emrin. Sepse e futi vetë. Për të bërë një akt antisemit, anti-izraelit”, tha Berisha.

Në qershor, Berisha kishte dënuar publikisht heqjen dhe grisjen e flamurit izraelit në ambasadë, duke e cilësuar atë “një akt kriminal ekstremist, antisemit” dhe duke kërkuar ndëshkimin ligjor të autorit. (Euronews Albania⁠)

Më tej, kryetari i PD-së e zhvendosi vëmendjen te ndërtesa e shoqatës Labëria në Vlorë, duke kundërshtuar ndërhyrjet që, sipas tij, parashikohen në projektin e rikonstruksionit.

“Ajo ndërtesë është ndërtesë historike, është me mbrojtje të kategorisë së parë. Një ndërtesë me mbrojtje të kategorisë së parë nuk mund ta prekë kush. Ajo po, përforcohet që t’i rezistojë kohës”, deklaroi Berisha.

Ai pretendoi se projektit i është shtuar një strukturë prej xhami mbi ndërtesën historike dhe e cilësoi këtë si “tepër shqetësuese”, duke iu bërë thirrje banorëve të Vlorës që ta kundërshtojnë.a.b

Po ndodh

DURRËS/ E goditi me gur në kokë, përfundon rëndë në spital

Policia gjen burrin që la pa jetë të shoqen në Tiranë

19/09/2026
Debati për muzeun hebraik në Vlorë, Berisha: Dënojmë çdo sjellje antisemite

Debati për muzeun hebraik në Vlorë, Berisha: Dënojmë çdo sjellje antisemite

19/09/2026
Berisha: PD në pushtet, strategji për ripopullimin

Berisha: PD në pushtet, strategji për ripopullimin

19/09/2026
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

TIRANË/ Burri qëllon gruan me thikë, mbetet pa jetë

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DURRËS/ E goditi me gur në kokë, përfundon rëndë në spital

Policia gjen burrin që la pa jetë të shoqen në Tiranë

19/09/2026
Debati për muzeun hebraik në Vlorë, Berisha: Dënojmë çdo sjellje antisemite

Debati për muzeun hebraik në Vlorë, Berisha: Dënojmë çdo sjellje antisemite

19/09/2026
Berisha: PD në pushtet, strategji për ripopullimin

Berisha: PD në pushtet, strategji për ripopullimin

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.768 artikuj gjithsej