Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KËRKESA E PLOTË/ SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesë Parlamentit për heqjen e imunitetit

16/12/2025
Berberi drejtor, biznes me kompaninë e vet për projektimin e kullave për karikimin e makinave elektrike në të gjithë vendin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Belinda Balluku dhe Evis Berberi

SPAK i është drejtuar Kuvendit me kërkesë për heqjen e imunitetit dhe autorizimin e arrestimit të zëvendëskryeministres dhe deputetes Belinda Balluku, në kuadër të procedimit penal nr. 136/2025.

Screenshot

Balluku akuzohet për veprën penale “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, lidhur me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Ajo është gjithashtu nën hetim për të njëjtën vepër penale në shtatë procedura të tjera prokurimi të projekteve madhore rrugore në Tiranë.

KËRKESA E PLOTË E SPAK/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbështetur në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit:

Belinda Balluku, lindur dhe banuese në Tiranë, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Kjo shtetase është marrë në cilësinë e të pandehurit në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale:

“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.

Gjithashtu, shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

  1. “Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;
  2. “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;
  3. “Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;
  4. “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;
  5. “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;
  6. “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;
  7. “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.

Kjo kërkesë ka për qëllim marrjen e autorizimit nga Kuvendi për procedimin e mëtejshëm ligjor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protesta para Policisë së Tiranës për 6 të arrestuarit: “Lironi çunat”

Protesta para Policisë së Tiranës për 6 të arrestuarit: “Lironi çunat”

30/06/2026
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, dy persona humbin jetën

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, dy persona humbin jetën

30/06/2026
Protesta para Kuvendit, përleshje me policinë, bllokohet makina e Albana Koçiut, vezë mbi makinën e Braçes. Prangoset Dritan Goxhaj dhe 5 të tjerë

Protesta para Kuvendit, përleshje me policinë, bllokohet makina e Albana Koçiut, vezë mbi makinën e Braçes. Prangoset Dritan Goxhaj dhe 5 të tjerë

30/06/2026
TOMOR SHEHU/ Të gjitha pyetjet janë një indicie, jo vetëm për SPAK-un

TOMOR SHEHU/ Të gjitha pyetjet janë një indicie, jo vetëm për SPAK-un

30/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta para Policisë së Tiranës për 6 të arrestuarit: “Lironi çunat”

Protesta para Policisë së Tiranës për 6 të arrestuarit: “Lironi çunat”

30/06/2026
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, dy persona humbin jetën

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, dy persona humbin jetën

30/06/2026
Protesta para Kuvendit, përleshje me policinë, bllokohet makina e Albana Koçiut, vezë mbi makinën e Braçes. Prangoset Dritan Goxhaj dhe 5 të tjerë

Protesta para Kuvendit, përleshje me policinë, bllokohet makina e Albana Koçiut, vezë mbi makinën e Braçes. Prangoset Dritan Goxhaj dhe 5 të tjerë

30/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.