Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Endrit Shabani, demokratët më mbështetën, a pakuptueshme pse u tërhoqën më fund sikur nuk isha i tyre!

13/12/2025
Endrit Shabani, demokratët më mbështetën, a pakuptueshme pse u tërhoqën më fund sikur nuk isha i tyre!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Endrit Shabani

I sapozgjedhur Avokat i Popullit, Endrit Shabani ka reaguar pas votimit në Kuvend, duke e cilësuar procesin si surprizues dhe personalisht prekës, për shkak të dinamikave të papritura politike që shoqëruan zgjedhjen e tij.

Në një deklaratë publike, ai tha se fillimisht mori mbështetjen e deputetëve të opozitës, të cilët e inkurajuan dhe i dhanë firmat e nevojshme për kandidimin, por më pas vendosën të tërhiqeshin nga mbështetja në momentin final të votimit. “Mbetem i befasuar me deputetët e opozitës, të cilët pasi më mbështetën në nisje, vendosën ta braktisin kandidaturën time, sikur të mos ishte e tyrja”, u shpreh ai.

Ndërkohë, kandidati theksoi se mazhoranca, e cila në fillim refuzoi t’i jepte firmat për kandidim duke e konsideruar procesin si përgjegjësi të opozitës, në fund e mbështeti unanimisht me votë të fshehtë, duke i besuar detyrën e Avokatit të Popullit.

DEKLARATA E PLOTË/

Mbrëmë mora për kandidaturën time si Avokat i Popullit një votëbesim sa të rëndësishëm dhe personalisht prekës, aq edhe surprizues për nga dinamika e zhvillimit në sallën e Kuvendit.

Mbetem akoma i befasuar me deputetët e opozitës, të cilët fillimisht më inkurajuan me dashamirësi, më dhanë firmat e tyre sipas ligjit dhe më uruan sukses, por më pas vendosën ta braktisnin kandidaturën time a thua se nuk ishte e tyrja.

Nga ana tjetër, deputetët e mazhorancës, fillimisht refuzuan të më jepnin qoftë edhe një firmë, megjithëse disa prej tyre i kam miq, me argumentin se PS nuk do të hynte në këtë punë të opozitës, por në momentin final më votuan që të gjithë, madje me votë të fshehtë, duke më besuar detyrën e Avokatit të Popullit.

E gjithë kjo dinamikë ishte diçka që s’do ta besoja dot po të ma tregonin më parë dhe nuk e lija dot pa e shënuar.

Megjithatë, me keqardhje për vijën e pakuptueshme të partisë së tyre, dua t’i falënderoj sinqerisht 35 deputetët e opozitës, të cilët me firmat e tyre më dhanë mundësi të kandidoj për këtë funksion kushtetues. I siguroj se nuk do t’u jap arsye për të menduar ndonjëherë se bënë gabim që më mbështetën në fillim apo se bënë gjënë e duhur që nuk më votuan në fund.

Gjithashtu, nuk mund të mos i falënderoj po aq sinqerisht deputetët e mazhorancës, pavarësisht se jam i vetëdijshëm që, më shumë se për mua, vota e tyre ishte një akt pjekurie politike për të zgjidhur ngërçin e stërzgjatur të institucionit dhe hedhur një hap domethënës për procesin e negociatave, ku ky ngërç shënohej si detyrë e pakryer shtëpie.

Dua të vlerësoj në veçanti faktin që duke më dhënë votën, deputetët e mazhorancës i dhanë përparësi si skuadër funksionimit të shtetit, dhe kapërcyen njerëzisht faktin që unë, si aktivist i angazhuar në radhët e opozitës, kam bërë dhe thënë gjëra për të cilat me siguri nuk iu ka ardhur mirë.

U shpreh respekt për nivelin dallueshëm më të lartë politik dhe i siguroj se në kryerjen e kësaj detyre të rëndësishme do të bëj më të mirën për të gëzuar respektin e të gjithëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Aksident tragjik në Fishtë, humb jetën i mituri që lëvizte me monopatinë

Aksident tragjik në Fishtë, humb jetën i mituri që lëvizte me monopatinë

27/08/2026
Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, mundi përfaqësuesen serbe

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, mundi përfaqësuesen serbe

27/08/2026
DITA 89/ Nga zonat e mbrojtura te betonizimi i Tiranës, qytetarët në protestë: “Anuloni ligjin për zonat e mbrojtura”

DITA 89/ Nga zonat e mbrojtura te betonizimi i Tiranës, qytetarët në protestë: “Anuloni ligjin për zonat e mbrojtura”

27/08/2026
Berisha: Sa më masive protesta, aq më shpejt shkërmoqet narko-shteti! Rezerva për ndonjë slogan nuk ndikon mbështetjen

Berisha: Sa më masive protesta, aq më shpejt shkërmoqet narko-shteti! Rezerva për ndonjë slogan nuk ndikon mbështetjen

27/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aksident tragjik në Fishtë, humb jetën i mituri që lëvizte me monopatinë

Aksident tragjik në Fishtë, humb jetën i mituri që lëvizte me monopatinë

27/08/2026
Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, mundi përfaqësuesen serbe

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, mundi përfaqësuesen serbe

27/08/2026
DITA 89/ Nga zonat e mbrojtura te betonizimi i Tiranës, qytetarët në protestë: “Anuloni ligjin për zonat e mbrojtura”

DITA 89/ Nga zonat e mbrojtura te betonizimi i Tiranës, qytetarët në protestë: “Anuloni ligjin për zonat e mbrojtura”

27/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.