Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEKLARATA/ Gjyqtarët: Kryeministri Rama, mesazhe presioni ndaj gjykatave

09/12/2025
Krijohet Këshilli i Lartë i Prokurorisë, zgjidhen 6 anëtarët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka dënuar sot deklaratat e përditshme të kryeministrit Edi Rama në drejtim të Gjykatës Kushtetuese. Shoqata ka ndjekur me vëmendje prej disa ditësh komunikimin publik të Kryeministrit të vendit lidhur me çështjen gjyqësore nëngarkim të Zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila është duke u shqyrtuar në të njëjtën kohë nga Gjykata Kushtetuese, si dhe nga gjykatat e posaçme.

“Shoqata shpreh shqetësimin dhe indinjatën lidhur me qasjen që kreu i pushtetit ekzekutiv ka zgjedhur të bëjë për këtë problematikë, e cila është pjesë e juridiksionit të pushtetit gjyqësor. Nën petkun e ankesës për uzurpimin e pushteteve ekzekutiv dhe legjislativ nga ai gjyqësor në të vërtetë fshihet një mesazh presioni ndaj organeve të drejtësisë që kanë për shqyrtim çështjen në fjalë. Gjithashtu, mesazhe të tilla të përditshme të ushqyera ndaj publikut të gjerë synojnë të krijojnë një klimë mosbesimi ndaj pushtetit gjyqësor dhe mund të përdoren më tej si pretekst për marrjen e masave erozive ndaj këtij të fundit”, thuhet në deklaratën e shoqatës firmosur bga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Shoqata thekson në deklaratën e saj se ndarja dhe balancimi i pushteteve është një nga parimet themelore të demokracisë, prandaj pavarësia e pushtetit gjyqësor, arbitrit final për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve, përbën një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Kjo pavarësi vihet në rrezik jo vetëm nga veprime konkrete që synojnë kufizimin e sferës së kompetencave të këtij pushteti, por edhe nga çdo akt osedeklaratë që perceptohet si kërcënim ose presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore apo që ul reputacionin e organeve të drejtësisë në sytë e publikut dhe, në këtë mënyrë, minon besimin e tij tek këto organe. Komisioni Evropian ne raportet për Shqipërisë ka adresuar si shqetësim vazhdimin e përpjekjeve te ndërhyrjes dhe presionit ndaj sistemit gjyqësor nga zyrtarë të lartë publikë dhe politikanë.

“Gjyqtarët janë të pavarur dhe i nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve e si të tillë qëllimi i misionit të tyre nuk ështëfitimi i pëlqimit të shumicës së publikut apo një pjese të tij, por zbatimi me fanatizëm i vullnetit të sovranit të shprehur nëkëto akte. Vendimet gjyqësore mund të jenë të papëlqyeshme për disa subjekte, por kjo nuk i bën ato ilegjitime, pasi sistemi demokratik i qeverisjes vepron brenda kufijve që i përcaktohen nga standardet e shtetit të së drejtës dhe zbatuesit finalë të këtyre standardeve janë gjyqtarët. Në këtë kuadër, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë fton dhe i kërkon secilit zyrtar të lartë të dy pushteteve të tjera që të respektojë pavarësinë e gjyqtarëve në vendimmarrjen e tyre dhe të distancohet nga çdo sjellje që e cenon atë. Ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë zhvillimit të procedurave gjyqësore përbën formën më të rrezikshme në shkeljen e parimit të ndarjes së pushteteve, pasi ka si qëllim deformimin e vendimmarrjes nëpërmjet formave të ndryshme të presionit.”, thuhet në tekstin e deklaratës së shoqatës së gjyqtarëve. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTO/Ngjyra dhe përqafime, zhvillohet parada e LGBT në kryeqytet: Shteti hesht, ne guxojmë

Ndryshimi i s*ksit në spitalin publik, reagime të ashpra për vendimin

28/05/2026
Dhunë fizike mes ortakëve të Manastiri Resort. Bëhet për spital njëri nga aksionerët

Dhunë fizike mes ortakëve të Manastiri Resort. Bëhet për spital njëri nga aksionerët

28/05/2026
3 politikanë gjermanë te PD: Alarm për Kapjen e Shtetit, Krimin e Organizuar dhe Integritetin Zgjedhor

3 politikanë gjermanë te PD: Alarm për Kapjen e Shtetit, Krimin e Organizuar dhe Integritetin Zgjedhor

28/05/2026
VIDEO/ Veliaj kaloi natën në Bllokun e Sigurisë, sot arriti në Durrës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt, ai do të qëndrojë në qeli

28/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Nuk i përballojmë dot, janë shumë shtrenjtë”/ Qytetarët ankohen për çmimin e lartë të librave

Guardian/ Librat, 100 romanet më të mira të të gjitha kohërave sipas shkrimtarëve

28/05/2026
FOTO/Ngjyra dhe përqafime, zhvillohet parada e LGBT në kryeqytet: Shteti hesht, ne guxojmë

Ndryshimi i s*ksit në spitalin publik, reagime të ashpra për vendimin

28/05/2026
Dhunë fizike mes ortakëve të Manastiri Resort. Bëhet për spital njëri nga aksionerët

Dhunë fizike mes ortakëve të Manastiri Resort. Bëhet për spital njëri nga aksionerët

28/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.