Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PAMJET/ Momenti kur u qëllua mbi Mond Mahallën në Elbasan. Me pistoletë vetëm një person

03/12/2025
Momenti i ekzekutimit të Mondi Mahallës në Elbasan. 2 në pranga, 2 në kërkim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Foto e shkëputur nga video e ekzekutimit të Mahallës

Droni.al ka siguruar videon e ekzekutimit të biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan. Ai është qëlluar nga një person me 2  plumba në kokë duke mbetur i vdekur në vend.

Policia njoftoi dy ditë më parë se në kuadër të operacionit të koduar “Strike” ka vënë në pranga dy persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e biznesmenit Edmond Mahalla në Elbasan.

Sipas njoftimit zyrtar, janë arrestuar shtetasit Xhino Ago dhe Kujtim Pisha, ndërsa vijon kërkimi për Marselo Aranin dhe Armando Kolën. Hetimet e deritanishme dyshojnë se të katër personat kanë pasur role të ndryshme në organizimin dhe ekzekutimin e ngjarjes së rëndë.

Xhino Ago është ish-ortaku i viktimës dhe, sipas policisë, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim. Policia thotë se automjeti që është përdorur për të ekzekutuar Mëhallën është në pronësi të tij.  

Marselo Arani dhe Armando Kola janë shpallur në kërkim si autorët kryesorë të dyshuar për vrasjen. Arani, sipas policisë, ka përdorur automjetin që i përkiste Ago-s për të kryer atentatin.  

Kujtim Pisha është i arrestuar për “moskallëzim krimi”, pasi dyshohet se si roja i karburantit nuk ka raportuar krimin, duke mbuluar apo fshehur informacion të rëndësishëm.  

Makina që u përdor në atentat, automjeti është në pronësi të Xhino Ago-s; ai e ka huazuar makinën për përdorim nga Marselo Arani.

Policia dhe prokuroria ngrenë si pistë kryesore si motiv për vrasjen — një konflikt biznesi mes viktimës dhe personave të përfshirë. Dyshohet se mosmarrëveshjet për ndarjen e fitimit nga aktivitetet e biznesit të Mëhallës kanë çuar në përplasje që përfunduan me atentat. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTO GALERI/ Shqiptarët më të famshëm në botë

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, nëna e të gjithë atyre që kanë nevojë

05/09/2026
DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

05/09/2026
Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

05/09/2026
Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

05/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO GALERI/ Shqiptarët më të famshëm në botë

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, nëna e të gjithë atyre që kanë nevojë

05/09/2026
DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

05/09/2026
Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

05/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.