Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD, thirrje për masivitet në foltoren e së hënës para Kryeministrisë. Të largohet Rama

22/11/2025
Nis foltorja e opozitës para zyrës së Ramës e Ballukit, modeli i ngjashëm me protestat ndaj Veliajt
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pamje nga foltorja e javës së shkuar

Dorëheqje e menjëhershme e Ramës dhe Ballukut dhe gjykim pa kompromis!, është moto e foltores së të hënës nga PD para kryeministrisë.

Partia Demokratike e Shqipërisë përmes një deklaratë ka ftuar për pjesëmarrje masive të hënën më 24 nëntor para zyrave të Ramëa dhe Ballukut.

“Takimi 7-orësh i së mërkurës në Kryeministri, menjëherë pas vendimit të Gjykatës për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres, i cili u shoqërua me akuza dhe presione të ndërsjella mes Ramës dhe Ballukut, nuk ishte asgjë më shumë se një mbledhje tipike mafiozësh për gjetjen e një rrugëdaljeje dhe shpëtimin e Edi Ramës nga ndjekja penale.

Kundërshtimi i tij për të shkarkuar Belinda Ballukun, duke u fshehur pas spërdredhjeve të jurisprudencës, të cilat në të vërtetë nuk i kupton, nuk është gjë tjetër veçse përçartje për të fshehur një të vërtetë që tashmë është e qartë si drita e diellit: urdhëruesi për vjedhjen e 50 milionë eurove në Tunelin e Llogarasë ka një emër, dhe ai është Edi Rama.

Ky individ është përgjegjës direkt edhe për vjedhjen me termocentralet e Vlorës Tigri 1 dhe Tigri 3, Unazën e Madhe, koncesionet prej qindra milionë eurosh të rrugëve dhe për çdo akuzë tjetër me të cilën po përballet ekzekutuesi, por jo urdhëruesi.

Me qëllim zbardhjen e të vërtetës dhe vendosjen e përgjegjësve para drejtësisë, Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, dhe vënien e tyre para drejtësisë, duke u hequr mundësinë të ndikojnë apo të prishin provat. Kjo duhet t’u hapë rrugën zgjedhjeve të reja, të lira dhe të barabarta.

Partia Demokratike e akuzon Edi Ramën si njeriun që, me veprimet e tij, po përpiqet të pengojë zbardhjen e të vërtetës për një vepër penale në të cilën është në rolin e organizatorit dhe urdhëruesit.

Partia Demokratike fton qytetarët t’i bashkohen Foltores qytetaro-parlamentare përballë Kryeministrisë ditën e hënë, më datë 24, për t’i thënë ndal korrupsionit, marrjes peng të vendit dhe për dërgimin para drejtësisë të kusarëve që vodhën zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë”, thuhet në deklaratën e PD. r.p

Po ndodh

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026
DURRËS/ E goditi me gur në kokë, përfundon rëndë në spital

Policia gjen burrin që la pa jetë të shoqen në Tiranë

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.783 artikuj gjithsej