Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Dje nuk kishim thirrur protestë, por ‘Foltoren e parë parlamentar-qytetare’. Do të angazhohemi në një proces analize të brendshme

18/11/2025
Berisha: Dje nuk kishim thirrur protestë, por ‘Foltoren e parë parlamentar-qytetare’. Do të angazhohemi në një proces analize të brendshme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dje nuk kishim thirrur protestë, por ‘Foltoren e parë parlamentar-qytetare’, shpjegoi sot kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë shtypi. Ndërsa në vijim deklaroi se PD do të angazhohet në një proces analize të brendshme.

“Dje themeluan me praninë e qytetarëve ‘Foltoren e parë parlamentar-qytetare’ në historinë e vendit, para pallatit të krimit.
Dje PD nuk kishte thirrur miting. Kishte thirrur një ‘Foltore’.
Pse ne nuk kemi thirrur miting dhe nuk do të thërrasim miting. Edhe njëherë, për të gjithë ata që duan të vërtetën ua themi, për ata që spekullojnë pastaj, të vazhdojnë.
Ne nuk thërrasim se do të angazhohemi në një proces analize, ristrukturimi, hapje të PD-së i cili është jetik.
Nëqoftëse ne vendim për një protestë, apo për protesta masive kjo bie ndesh me të parën. Pastaj të gjithë potencialet tona duhet të mobilizohen për protestat masive. Jo.
Nuk ka qenë protestë kombëtare. Ka qenë thjeshtë një ‘Foltore’ dhe do të jetë thjeshtë një foltore parlamentaro-qytetare. Vijnë ata që duan të vijnë.
Kjo është. Çdo interpretim tjetër është absolutisht jo real.
Çfarë ka qëllim ajo? Ajo ka qëllim që zëri i qytytarëve kërkon dorëheqjen e Lubi Balluktu dhe Edi Ramës.
Ajo ka qëllim që deputetëve që u mbyllet mikrofoni në parlament, të vijnë të flasin para qytetarëve, shqiptarëve, para kryeministrisë.
Ajo ka qëllim që qytetarët, meqenëse deputetët nuk lejohen ti paraqesin çështjet e tyre në parlament, të vijnë ti paraqesin vetë, para kryeministrisë.
Pra kjo foltore ka këto qëllime. Është foltore parlamentaro-qytetare.
Janë të njohura këto në histori. Lexoni për revolucionin francez. Në një fushë tenisi nisi jetën ai institucion që transformoi Francën dhe Europën.
Parlamenti kontinental në SHBA i dha botës demokracinë më të fuqishme të të gjitha kohërave.
Nëqoftëse foltorja e parë kishte qëllim ringritjen dhe shpëtimin e PD, kjo foltore synon shoqërinë shqiptare, shqiptarët në tërësi. Pra është tjetër.
Nuk jeni i vetmi ju që e keni interpretuar në këtë formë, por për ata që janë të interesuar unë ju shpjegoj se kjo është e vërteta dhe ajo ishte themelimi i një foltoreje historike që do të vazhdojë pa ndërprerje”, tha Berisha.

Berisha tha se në këtë periudhë, partia nuk mundet që të mos bëjë analizën e vet, që të mos përmbushë detyrimet e saj, për ristrukturimin, hapjen e saj, kontaktimin e vlerave.
Të thuash që ti bësh të gjitha njëkohësisht nuk është shumë e thjeshtë. Nuk është kollaj ti bësh, se veçanërisht një angazhim në protesta masive e vërteta është se analizën do ta zbehte shumë dhe nuk duhet të zbehet. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.