Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJET/ 2 vajzat bashkëpunuan për rrëmbimin e menaxherit të restorantit në Tiranë

13/11/2025
Vrau në Palermo dhe kapet në Fier. Nis procedura e ekstradimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Arrestohen dy vajza të përfshira në rrëmbimin dhe dhunimin e menaxherit të një lokali në Tiranë ndërsa mësohen detaje të reja nga ngjarja.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy vajza të reja, të cilat ishin shpallur në kërkim tre ditë më parë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kufizimi”. Ato akuzohen se kanë qenë pjesë e një grupi që rrëmbeu dhe dhunoi një 27-vjeçar, duke i kërkuar më pas para për ta lënë të lirë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se personi i dhunuar është E. Haxhiu, menaxher i një restoranti në Tiranë. Haxhiu u dërgua tri ditë më parë në Spitalin Ushtarak për shkak të plagëve të marra nga dhuna fizike. Sipas hetimeve, ngjarja lidhet me një konflikt xhelozie dhe hakmarrjeje mes tij dhe disa personave të tjerë.

Mësohet se për rreth gjashtë muaj, Haxhiu kishte një lidhje me një vajzë S. Cenoaliaj, 25 vjeçe, e lindur në Vlorë dhe banuese në Tiranë. Sipas deklarimeve të tij, ai kishte zbuluar mesazhe të afërta që Cenoaliaj shkëmbente me një person tjetër, të identifikuar si Lusjan Kimza, nga Lezha, i cili e ftonte vajzën të ndërpriste lidhjen me Haxhiun.

Katër ditë para ngjarjes, Haxhiu ishte njohur në rrjetet sociale me një tjetër vajzë, M. Marku, 21 vjeçe, e cila e kishte kontaktuar e para. Mbrëmjen para incidentit, ata ishin takuar në një lokal te “Mulliri i Vjetër” në rrugën e Elbasanit, dhe më pas vajza i kishte propozuar që të kalonin natën në një apartament “Airbnb” në zonën e Liqenit Artificial.

Por sapo kishin hyrë në banesë, nga tualeti kishin dalë dy persona të armatosur me thika, një pistoletë dhe një sëpatë. Ata e kanë dhunuar rëndë Haxhiun, duke e lidhur dhe mbyllur në tualet. Njëri prej tyre, sipas dëshmisë së viktimës, ishte Lusjan Kimza.

“Gjatë dhunës, autorët e akuzuan Haxhiun se i kishte fyer nëpërmjet Suate Cenoaliajt dhe i kërkuan 10 mijë euro për ta lënë të lirë. Ata e detyruan të shkonte në banesën e tij për të marrë paratë dhe e pritën poshtë pallatit. Haxhiu arriti të siguronte 5 mijë euro, të cilat ua dorëzoi. Megjithatë, mëngjesin e ditës së nesërme, ai mori sërish mesazhe kërcënuese, ku i kërkohej edhe pjesa tjetër e shumës.

Në kuadër të hetimeve, policia vuri në pranga M. M. (Monika Marku), 21 vjeçe, dhe S. C. (Suate Cenoaliaj), 25 vjeçe, të cilat akuzohen për bashkëpunim në rrëmbimin dhe dhunimin e 27-vjeçarit”, njoftoi policia e Tiranës.

Në total, në operacionin “Kufizimi” janë arrestuar pesë persona, ndërsa një tjetër, K. N., vijon të jetë në kërkim.

“Nga hetimet dyshohet se këto dy shtetase, bashkë me dy shtetasit e arrestuar më parë dhe një tjetër në kërkim, kanë bashkëpunuar për t’i marrë para 27-vjeçarit, duke i hequr lirinë dhe duke e dhunuar fizikisht atë në ambientet e një apartamenti”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e personit të fundit në kërkim, ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

30/06/2026
DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

Berisha në Asamblenë politike të PPE: Protestat qytetare një reagim i gjerë kundër qeverisë

30/06/2026
Gjiri i Lalzit, i rrëmben dallga – shpëtohen pesë persona

SPAK çon në gjykatë dosjen e Rrumit, tjetërsim pronash në Lalëz dhe Kepi i Rodonit

30/06/2026
Protesta para Policisë së Tiranës për 6 të arrestuarit: “Lironi çunat”

Protesta para Policisë së Tiranës për 6 të arrestuarit: “Lironi çunat”

30/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

30/06/2026
DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

Berisha në Asamblenë politike të PPE: Protestat qytetare një reagim i gjerë kundër qeverisë

30/06/2026
Gjiri i Lalzit, i rrëmben dallga – shpëtohen pesë persona

SPAK çon në gjykatë dosjen e Rrumit, tjetërsim pronash në Lalëz dhe Kepi i Rodonit

30/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.