Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndahet nga jeta Abdi Baleta, ishte deputet dhe polemist

20/09/2025
Ndahet nga jeta Abdi Baleta, ishte deputet dhe polemist
Share on FacebookShare on Whatsapp

Është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare ish deputeti dhe politikani i njohur Abdi Baleta.

Familjarët e tij njoftuan se ai vdiq të premten ndërsa ceremonia e varrimit kryhet të shtunën më Tiranë.

Lindita Baleta, vajza e ish-ambasadorit, ka shkruar në Facebook se babai i saj besonte te nderi dhe dashuria për familjen e për vendin.

“Me pikëllim njoftojmë se sot u nda nga jeta bashkëshorti dhe babai ynë, Abdi Baleta. Për shumëkënd ishte diplomat, gjykatës, politikan, zë i fuqishëm për kombin. Për ne ishte burrë i thjeshtë e i drejtë, bashkëshort, baba e gjysh që na mësoi me shembullin e tij. Dlirësia dhe dinjiteti dhe forca e karakterit ishin tiparet e tij. Ai besonte tek nderi, tek dashuria për familjen e për vendin. Ia kthejmë sot Zotit jetën e tij, me falënderim për të gjitha që na dha, si dhe trashëgiminë që ka lënë pas. Qoftë kujtimi i tij i bekuar për të gjithë ne që e deshëm. Pastë dritë shpirti yt, babi! Varrimi bëhet të shtunën, data 20. 09. 2025. Nisja nga shtëpia funerale Alba 2000, Rruga e Durrësit, në orën 12:00. Varrimi bëhet në Tufinë. Vizitat i presim në shtëpinë funerale Alba 2000, Rruga e Durrësit, të dielën, të martën, të mërkurën, të enjten dhe të premten, nga ora 10:00 – 13:00 dhe 17:00 – 20:00. Bashkëshortja Flutra, vajzat Teuta dhe Lindita, dhëndrri Përparimi, mbesa Anda dhe nipi Agzimi”, ka shkruar në Facebook vajza e Baletës.

Abdi Baleta lindi në fshatin Gur i Bardh të Matit në vitin 1941. Ai studio për marrëdhënie ndërkombëtare në Moskë dhe ishte diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1964.

Deri në vitin në vitin 1983 ka shërbyer në diplomacinë e shtetit shqiptar si punonjës e drejtor në Ministrinë e Jashtme dhe ambasador e përfaqësues i Shqipërisë në OKB. Gjithashtu ka qenë kryetar i Gjykatës së Pogradecit në periudhën 1983-198. Në vitet 1991-1996 u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në Parlament në Berat. Në fakt në vitin 1994 ai u nda nga PD duke krijuar bashkë me disa zyrtarë të tjerë të PD një parti tjetër. Ai ishte aktiv në politikë deri në fillim të viteve 2000 ndërsa më pas ishte një polemist në media. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

Biznesmeni Sota merret në pyetje nga BKH në SPAK, pa praninë e avokatit

15/04/2026
Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

15/04/2026
Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

15/04/2026
Kapen 144 kg kokainë sërish në Maltë, një pjesë kishte destinacion Durrësin

DETAJET DHE EMRAT/ SPAK godet grupin kriminal, trafikuan 7000 kg kokainë, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri

15/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

Biznesmeni Sota merret në pyetje nga BKH në SPAK, pa praninë e avokatit

15/04/2026
Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

15/04/2026
Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

15/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.