Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Izraeli, sulm mbi Katar, godet shënjestra në Doha, kush mbeti viktimë nga Hamas

09/09/2025
Izraeli, sulm mbi Katar, godet shënjestra në Doha, kush mbeti viktimë nga Hamas
Share on FacebookShare on Whatsapp

Doha, kryeqyteti i Katarit, u trondit sot nga shpërthime të fuqishme dhe tymi që mbuloi zonën pas një sulmi të ushtrisë izraelite. Lajmi u konfirmua nga agjencitë ndërkombëtare AFP dhe Reuters, ndërsa Tel Avivi zyrtar pranoi përgjegjësinë për goditjen.

Në një deklaratë për shtyp, ushtria izraelite e cilësoi operacionin si një “sulm të saktë”, duke theksuar se ishte drejtuar ndaj udhëheqësve të lartë të Hamasit. “Para sulmit, u morën masa për të zbutur dëmin ndaj civilëve, përfshirë përdorimin e municioneve precize dhe inteligjencës shtesë”, theksohet në komunikatën e IDF, cituar nga A2 CNN.

Një zyrtar izraelit konfirmoi për mediat ndërkombëtare se objektivi ishte delegacioni negociues i Hamasit që po zhvillonte një takim në Doha. Nga ana tjetër, një përfaqësues i Hamasit i tha BBC-së se grupi i tyre ishte shënjestruar drejtpërdrejt gjatë këtij takimi.

Sipas raportimeve të Sky News, djali i Khalil Al-Hayya, një prej figurave më të rëndësishme të Hamasit jashtë Gazës, ka humbur jetën në këtë sulm. Al-Hayya, i njohur si negociatori kryesor i grupit, shihet si figura më me ndikim e Hamasit jashtë vendit që pas vrasjes së Ismail Haniyeh në korrik 2024. Ai është një nga pesë anëtarët e këshillit udhëheqës të Hamasit që ka marrë drejtimin e organizatës pas eliminimit të Yahya Sinwar nga Izraeli në tetor të vitit të kaluar.

Megjithatë, raportet ndërkombëtare bëjnë të ditur se udhëheqja e Hamasit i ka mbijetuar goditjes.

Sulmi ndaj Katarit ka shkaktuar reagime të ashpra në rajon. Vendet fqinje e kanë dënuar ashpër këtë operacion, duke e cilësuar si një akt “të pabesë” që rrezikon të destabilizojë më tej situatën në Lindjen e Mesme. r.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

14/02/2026
Cara: Projekti TID, korrupsion në emër të zhvillimit. Na ndaluan pjesëmarrjen në takimin e Ramës me banorët e Durrësit

Cara: Projekti TID, korrupsion në emër të zhvillimit. Na ndaluan pjesëmarrjen në takimin e Ramës me banorët e Durrësit

14/02/2026
Tensione në Baks-Rrjoll, përplasje mes banorëve dhe policisë për ndërtimin e resortit turistik

Tensione në Baks-Rrjoll, përplasje mes banorëve dhe policisë për ndërtimin e resortit turistik

14/02/2026
Thirrje “Rama, hajdut”. Protestë dhe tensione në Durrës për projektin TID, Rama: “Prishje do të ketë, projekti nuk ndalet”

Thirrje “Rama, hajdut”. Protestë dhe tensione në Durrës për projektin TID, Rama: “Prishje do të ketë, projekti nuk ndalet”

14/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

14/02/2026
Cara: Projekti TID, korrupsion në emër të zhvillimit. Na ndaluan pjesëmarrjen në takimin e Ramës me banorët e Durrësit

Cara: Projekti TID, korrupsion në emër të zhvillimit. Na ndaluan pjesëmarrjen në takimin e Ramës me banorët e Durrësit

14/02/2026
Tensione në Baks-Rrjoll, përplasje mes banorëve dhe policisë për ndërtimin e resortit turistik

Tensione në Baks-Rrjoll, përplasje mes banorëve dhe policisë për ndërtimin e resortit turistik

14/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.