Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FACT&FAKE/ Ministri i mbojtjes, Vengu, lajm të rremë për avionët. Detajet që rrëzojnë deklaratën

28/08/2025
Vengu publikon procedurën e kompensimit të të dëmeve shkaktuar nga zjarret
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministri Pirro Vengu duke ndjekur nje situate te emergjences se zjarreve

a.Çfarë ka ndodhur

Javaneës.al publikoi një lajm në lidhje me mundësinë e blerjes së avionëve kundër zjarrit nga qeveria e Shqipërisë, mbështetur në një deklaratë të ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

“Nga Delvina, ku situata me zjarret është ende e rrezikshme, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi se Shqipëria është duke blerë dy avionë që në të ardhmen të ketë mundësi të përballojë më mirë situata të ngjashme.

Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë mjete ajrore të dedikuara për zjarret. Më vjen mirë që jemi të integruar në Mekanizmin Evropian. Kjo vihet re edhe kur janë vendet e tjera në flakë, kanë ardhur dhe na kanë ndihmuar. Avionët janë duke u blerë. Ata duhet të prodhohen, është një proces që kërkon kohë. I keni shifrat në buxhet, nuk kemi bërë disbursime pasi nuk kemi lidhur kontratë”, tha Vengu.

b. Konteksti

Qeveria u kritikua ashpër nga opinioni publik dhe opozita, përmes postimeve në rrjetet sociale, komenteve dhe deklaratave, në lidhje me kapacitetet e ulëta të saj për të përballuar në kohë dhe me eficiencë numrin e konsiderueshëm të zjarreve në të gjithë vendin, veçanërisht në jug.

Media dhe aktorë të tjerë të sferës publike i kujtuan qeverisë se Kryeministri Rama kishte premtuar vite më parë një flotë prej pesë avionësh kundër zjarrit, ndërkohë që aktualisht vendi nuk ka asnjë avion dhe mbështetet kryesisht te ndihma e vendeve mike dhe mekanizmi i përbashkët evropian kundër fatkeqësive.

c. Një kërkim më i thellë

Kryeministri Edi Rama deklaroi më 27 gusht se Shqipëria nuk ka avionë kundër zjarrit dhe se së shpejti do të ketë flotën e vet.

“Avionët janë një krah i fuqishëm në betejë, pa dyshim edhe ne do të kemi së shpejti flotën e avionëve tanë, e cila do të nisë të ndërtohet me dy avionë zjarrfikës. Por magjia, nëse mund ta quajmë kështu, është bashkërendimi dhe sakrifica në tokë”, tha Rama.

Në regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve te Programi i Transparencës në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes theksohet se:

“Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) aktualisht nuk disponojnë avionë zjarrfikës.”

Në listën e publikuar të kontratave apo thirrjeve për prokurime në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, nuk figuron asnjë e dhënë për mundësinë e një prokurimi apo hapje tenderi, procedure blerjeje etj. për avionë kundër zjarrit. Njoftimi i fundit i publikuar i përket muajit korrik.

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar për median në Tiranë se: “Nuk bëhet fjalë për avionë zjarrfikës, siç pretendoi ministri Vengu, por për avionë shumëfunksionalë, të cilët do të pajisen edhe me kapacitete për fikjen e zjarreve nga ajri. Këta avionë nuk janë të dedikuar për emergjenca civile apo shuarje zjarresh, por do të kenë gjithashtu funksione ushtarake”.

Ndërkohë, ende nuk ka nisur një procedurë blerjeje.

d.Fluksi i lajmit

Javaneës e ka publikuar lajmin në faqen e saj online dhe në rrjetet sociale. Portali ka 56 mijë ndjekës në Facebook dhe 900 në Instagram.

e.A është lajm

Deklarata e ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu është një lajm i rremë për sa kohë nuk kanë nisur procedurat e blerjes.

Shqyrtimi i mesiperm është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).  Përmbajtja e shqyrtimit te mesiperm është përgjegjësi e vetme e zbatuesve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA). Qendra per Transparence dhe Informim te Lire (qTIL)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/Dalin pamjet e burgut fantazmë të Recit në Koplik

‘Revoltë’ në burgun e EMRAT/ Reçit, të burgosurit sulmojnë policët

19/04/2026
Ish-ministri i Financave Malaj: Taksa e sheshtë 9%, e dështuar

Historia e Arben Malajt me Erion Veliajn: Skemë me oligarkë për të rrëmbyer toka

19/04/2026
Dy turistë belgë bllokohen në një zonë të thellë në Lekbibaj, Tropojë

GRAMSH/ Humb jetën pranë Ujëvarës së Sotirës shoqëruesi i turistëve

19/04/2026
FOTO/ Peqin, furgoni i Postës përplaset me dy makina, bllokohet për disa minuta autostrada

KUKËS/ Aksident me vdekje në aksin Bicaj–Kukës, humb jetën një 64-vjeçar

19/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/Dalin pamjet e burgut fantazmë të Recit në Koplik

‘Revoltë’ në burgun e EMRAT/ Reçit, të burgosurit sulmojnë policët

19/04/2026
Ish-ministri i Financave Malaj: Taksa e sheshtë 9%, e dështuar

Historia e Arben Malajt me Erion Veliajn: Skemë me oligarkë për të rrëmbyer toka

19/04/2026
Dy turistë belgë bllokohen në një zonë të thellë në Lekbibaj, Tropojë

GRAMSH/ Humb jetën pranë Ujëvarës së Sotirës shoqëruesi i turistëve

19/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.