Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh, Mirditë, ku një automjet ka dalë nga rruga.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, automjeti drejtohej nga shtetasi A. K., rreth 20 vjeç. Në makinë ndodheshin edhe dy pasagjerë.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi C. N., rreth 20 vjeç, ka humbur jetën.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, A. K., dhe një pasagjer tjetër, i mitur rreth 15 vjeç, kanë mbetur të plagosur. Të dy janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.a.b



