Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish ambasadori gjerman i korrikut ‘90, humb jetën më Tiranë. Detajet

12/07/2025
Ish ambasadori gjerman i korrikut ‘90, humb jetën më Tiranë. Detajet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman Werner Daum, mik i Shqipërisë dhe simbol i guximit në vitet e tranzicionit

Ish-ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Werner Daum, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare, teksa ndodhej në Tiranë.
Ai u gjet i pajetë në dhomën e tij të hotelit, ndërsa dy ditë më parë kishte marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo, në Kavajë.

Daum shërbeu si ambasador në Tiranë nga viti 1987 deri në korrik të vitit 1990, gjatë një prej periudhave më vendimtare në historinë e Shqipërisë. Ai u bë figurë kyçe në prag të rrëzimit të diktaturës, duke hapur dyert e ambasadës gjermane për qytetarët shqiptarë që kërkonin arratisjen nga regjimi komunist – një veprim i guximshëm që u realizua në kundërshtim me udhëzimet zyrtare të qeverisë gjermane të asaj kohe.

Në një intervistë të mëvonshme, Daum rrëfeu se e kishte marrë këtë vendim me vetëdije të plotë, duke besuar se një eksod i tillë do të shpejtonte rënien e regjimit diktatorial dhe do t’i hapte rrugë lirisë në vend.

Gjatë vizitës së fundit në Shqipëri, ai u prit në Bashkinë e Kavajës, ku u nderua me një “Certifikatë Mirënjohjeje” nga kryetari Fisnik Qosja, për rolin dhe kontributin e tij historik në vitin 1990. Në këtë takim, Daum rikujtoi se ambasada gjermane, ndonëse fizikisht u shemb në korrik të atij viti, kishte simbolizuar lindjen e një epoke të re për shqiptarët – një ndryshim që, siç theksoi ai, nuk erdhi nga jashtë, por nga vetë populli, veçanërisht të rinjtë dhe intelektualët. a.b

DETAJET/ Ambasadori u gjet rreth orës 12:30, në Golem, në një dhomë hoteli, pa shenja jete. Werner Daum ishte 82 vjeç (ish-ambasadori gjerman).

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DASH: Të hapen negociatat në qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Zëri i Uashingtonit që Tirana nuk mund ta mbysë

28/07/2026
Goditet drejtoresha e bashkisë së Tiranës, ende nuk dihen arsyet

BKH sekuestron materiale në Bashkinë e Tiranës, hetime për një fraksion të dosjes “Veliaj”

28/07/2026
PD publikon dokumente për licencën e kazinosë në “Air Albania”, Këlliçi: Materiali do t’i dorëzohet SPAK-ut

PD publikon dokumente për licencën e kazinosë në “Air Albania”, Këlliçi: Materiali do t’i dorëzohet SPAK-ut

28/07/2026
FOTO/ Vrasja e dyfishtë në Lushnje, ja kush është i shumëkërkuari Laert Haxhiu, i dyshuar si atentatori

Nis gjyqi ndaj Laert Haxhiut në GJKKO, dëshmojnë 12 persona

28/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DASH: Të hapen negociatat në qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Zëri i Uashingtonit që Tirana nuk mund ta mbysë

28/07/2026
Goditet drejtoresha e bashkisë së Tiranës, ende nuk dihen arsyet

BKH sekuestron materiale në Bashkinë e Tiranës, hetime për një fraksion të dosjes “Veliaj”

28/07/2026
PD publikon dokumente për licencën e kazinosë në “Air Albania”, Këlliçi: Materiali do t’i dorëzohet SPAK-ut

PD publikon dokumente për licencën e kazinosë në “Air Albania”, Këlliçi: Materiali do t’i dorëzohet SPAK-ut

28/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.