Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Një aplikacion i ri për të ‘spiunuar’ policët. Si funksionon

02/07/2025
Një aplikacion i ri për të ‘spiunuar’ policët. Si funksionon
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Agjencia Dixhitale”, një aplikacion i ri në dispozicion të qytetarëve.

Aplikacioni “Agjencia Dixhitale” është tashmë aktiv në të dy sistemet kryesore të telefonave celularë dhe mund të shkarkohet nga çdo qytetar i interesuar. Gjatë prezantimit të këtij aplikacioni nga AMP, Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha u shpreh se: “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndërtuar dhe vënë në funksion një aplikacion të ri mobil, “Agjencia Dixhitale”, që u ofron qytetarëve një mjet të ri, të drejtpërdrejtë dhe të thjeshtë për të raportuar çdo shkelje apo abuzim nga punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, tre autoritetet që monitorohen nga kjo Agjenci.”

Ky aplikacion është i disponueshëm falas për të gjithë, si në sistemin iOS ashtu edhe në Android, dhe mund të shkarkohet e përdoret nga çdo qytetar, në çdo kohë dhe nga çdo vend, duke mundësuar raportim edhe në kushte anonimati të plotë.

Rreth aspekteve teknike dhe mundësive që ofron ky aplikacion, foli Drejtori i Përgjithshëm i AMP Florian Sulejmani.

“Në një kohë kur vendi ynë po përjeton një rritje të ndjeshme të vizitorëve të huaj, veçanërisht gjatë sezonit turistik, kjo platformë dixhitale rrit sigurinë publike duke kontribuar në imazhin e Shqipërisë si një vend mikpritës që i jep prioritet dhe transparencë në standartet europiane të shërbimeve. Për ne, në qendër të veprimtarisë së përditshme qëndron qytetari. Angazhimi ynë i palëkundur është ndërtimi i një sistemi që garanton drejtësi, siguri dhe respekt të plotë për të drejtat e njeriut”, tha Sulejmani.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin drejtues të AMP, Ministrisë së Brendshme dhe misionit ICITAP.

Duke folur rreth qëllimeve fundore që nxitën krijimin e këtij aplikacioni, Ministri Hoxha nënvizoi se “përmes tij dhe përmes forcimit të platformave ekzistuese, dërgojmë një mesazh të qartë se në Shqipëri nuk ka vend për abuzim me uniformën, nuk ka vend për pandëshkueshmëri, nuk ka vend për heshtje përballë padrejtësive.”

“Krahas kanaleve ekzistuese të denoncimit, si numri jeshil 0800 90 90, tashmë prej vitesh në funksion, aplikacioni i ri përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të administrimit të ankesave dhe forcimit të integritetit institucional”, – tha gjithashtu Ministri i Brendshëm në fjalën e tij. m.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.