Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Si të mbrohemi nga pickimet e gjarprinjve dhe të dallojmë pickimet helmues

25/06/2025
Greqi, shqiptarin e pickon gjarpri, policia e shpëton por ja çfarë rrezikon…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Toksikologu Alert Drishti foli sot në vizion plus për mënyrat si të mbrohemi nga pickimet e gjarprinjve.

Sipas Drishtit, në vendin tonë janë identifikuar rreth 20 lloje gjarpërinjsh, prej të cilëve vetëm tre janë helmues, kryesisht të grupit të nëpërkave (Vipera). Ai theksoi se gjarpri nuk sulmon njeriun në mënyrë të qëllimshme, por vetëm në raste vetëmbrojtjeje.

“Kafshimet ndodhin kur gjarpri ndihet i kërcënuar. Mjafton të ruajmë distancën dhe nuk do të ketë rrezik,” u shpreh Drishti.

Toksikologu këshilloi që të shmangen veprime të gabuara si çarja e plagës apo shtrëngimi i gjymtyrës, pasi këto mund të përkeqësojnë gjendjen. Ai theksoi rëndësinë e shpëlarjes së plagës, fashimit pa shtrëngim dhe kërkimit të menjëhershëm të ndihmës mjekësore.

Lidhur me antidotin, Drishti u shpreh se në Shqipëri përdoret Antivipera, që është i efektshëm ndaj kafshimeve nga nëpërka, dhe se ky antidot gjendet në qendrat spitalore dhe në disa pika shëndetësore verore.

Sipas toksikolgut:
Si ta dallojmë nëse kafshimi është helmues?
Gjarpri helmues zakonisht ka kokë trekëndëshe dhe dhëmbë të gjatë helmues (çatallë). Kur kafshon, në lëkurë mbeten dy shenja të dukshme penetrimi.

Gjarpri jo-helmues nuk ka këto dhëmbë të gjatë, prandaj, plagët e tij janë si gërvishtje.

Llojet e kafshimeve:
Kafshimi “i thatë” – kur gjarpri nuk injekton helm (mund të ketë konsumuar helmin më parë).

Kafshimi “i njomë” – kur injektohet helm dhe gjendja përkeqësohet me kalimin e kohës: shfaqet edemë, skuqje, dhimbje dhe ndonjëherë nekrozë.

Ndihma e parë – çfarë duhet të bëjmë?

Sipas Dr. Drishtit:

Parandalimi është hapi i parë: Në shëtitje në natyrë, duhet të kemi kujdes ku shkelim, të mos jemi zbathur, të përdorim veshje mbrojtëse dhe të kemi informacion bazë për gjarpërinjtë lokalë.

Në rast kafshimi:

Mos çani plagën – nuk është efektive dhe mund të shkaktojë më shumë dëm.

Mos bëni shtrëngim të vendit (fashim i fortë) – mund të shkaktojë dëmtim të qarkullimit të gjakut.

Lani plagën me ujë të pastër ose, në mungesë të tij, me një pije alkoolike (p.sh. raki).

Vendosni një fashë mbrojtëse, pa shtrëngim, për të mbajtur zonën e plagosur të pastër.

Shkoni menjëherë në qendrën më të afërt shëndetësore.

“Mos i trajtoni vetë rastet e kafshimeve. Kërkoni ndihmë mjekësore. Të gjithë duhet të kemi njohuri minimale për ndihmën e parë, por trajtimi përfundimtar duhet t’i lihet profesionistëve.”

Në fund, eksperti paralajmëroi për rrezikun edhe nga merimanga “vejusha e zezë”, që në raste të rralla mund të gjendet në territorin shqiptar përmes mallrave të importuara. Ai bëri thirrje që qytetarët të mos tentojnë ta trajtojnë vetë pickimin, por të drejtohen menjëherë te profesionistët. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJE/ Shkodër, zbardhet debati çiftit para vrasjes së bashkëjetueses me çekiç

Kamëz, 27-vjeçari bie në kontakt me linjën e tensionit të lartë, humb jetën në spital

31/08/2026
DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

31/08/2026
Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

31/08/2026
Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJE/ Shkodër, zbardhet debati çiftit para vrasjes së bashkëjetueses me çekiç

Kamëz, 27-vjeçari bie në kontakt me linjën e tensionit të lartë, humb jetën në spital

31/08/2026
DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

31/08/2026
Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

31/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.